H I S T O R I

Kaqja kryesore | Makiaveli | Histori | Kultur | Humor | Letersi | Poezi | Shendet | Chat | Libri i mysafireve | Foto 1 | Foto 2 | Aforizam | Muzik | Jamaica

HISTORIA E ALFABETIT SHQIPTAR Ceshtje Kombetare :: Historiku i Alfabetit Shqip


Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij.Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb.
Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse
e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare.
Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.
Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos.Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri.Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk
dhe nen frymen e fese Orthodokse.
Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman.
U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit.
I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike.Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike.Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut".
Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug.
Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane.Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam.
Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi.
Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet
"fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.
Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek.
Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit,peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.
Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet.Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces.
Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke.
Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.
Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali.
Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.
A

HISTORIA E LASHTE Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone,
Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir
te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre
pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire,
kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca
Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga
perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem Grek
njofton se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe
Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge
(domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe
Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e
adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk
mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht,
por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane
banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata
gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget
njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me
vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne
mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros
tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te
konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e
shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan
ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet
permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet,
Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate
te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.Greket krijuan koloni
ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres
si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan
vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre
kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin
me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat
prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura
gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e
kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe
plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u
urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria
Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te
Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore
perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga
nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro
vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen.
Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro
perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro
aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje
duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore.
Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga
republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja
kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por
me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje
grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne
koke dhe e la te vdekur.
Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai
u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte.
Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke,
perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote
sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder
tyre duke pushtuar Greqine.
Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj
rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e
mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi
deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me
Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e
Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat
u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne
Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke.
Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne
Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine
tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe
Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti
trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe
Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen
perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit
Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo
Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat
e tyre Kunder Kartagjenes.
Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume
sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh
vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta.
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren
e saj Triteuta.
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per
arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve
romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne
Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo
bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re.
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te
shkaterrimit.



Pirro i Epirit

Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari
me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i
Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e
Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e
krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe
jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6
vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne
moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua
prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise,
Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e
Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne
Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te
bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise
se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje.
Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare
pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga
thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se
trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte
normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet
e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te
mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem,
kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te
shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat
e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet
se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor
edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te
Shqipes".

Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne
Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke
ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre
ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi
termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si
"Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri
nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine.
Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt,
Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane
grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane
Epirote". Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe
grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani
ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter
dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si
nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e
Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku
mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave
krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin
juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i
perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet
Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje
shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin
e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e
rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron
qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate
muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire
qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire
jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287
para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te
ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit
te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e
themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet
me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e
ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje,
ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e
fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth
Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te
nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te
madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve
326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur
Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga
ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200
vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te
ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne
ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para
Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje
koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e
vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi
ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te
ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije
permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19
elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te
pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros
komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me
mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne
fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te
vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu
shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne
Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij
legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte
Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat
romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet.
Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para
Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se
ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe
ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te
kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e
Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne
lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e
bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te
zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te
durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe
te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma
nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt
kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta
pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne
Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe
me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te
tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje
aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj
ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu
lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti
qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me
stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve
pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte
mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi
Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen
poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre
preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i
Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij
greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai
shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si
shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke
shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e
madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat
e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e
tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara
shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe
nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe
kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te
perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas
kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje
garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo
vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme
te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I
pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti
kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja
fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk
dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta
sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe
e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12
vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje
deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet
nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne
Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte
fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur
karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne
muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull
nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia
Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi
ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara
rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo
jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si
me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe
ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te
vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti
qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi
aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..)
Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i
qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre
moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra
Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e
sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si
ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes
trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e
te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000
banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone
Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e
plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te
populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat
e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe
Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te
heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000
vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne
drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe
rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai.....(Pjese te
marura nga Libri "Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin
1912" i shkruar nga Edwin.E.Jacques. :)






HISTORIA E MESJETES Gjergj KastriotiSkenderbeu
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
SKENDERBEUI pari autor i jeteshkrimit teSkenderbeut ka qene Martin Barleti, i cilijetonte ne nji kohe me fatosin tonekombetar. Barleti ishte nji prift katolik ngaShkodra qe pat rastin me njofte disa ngaprijesit luftarak t'asaj kohe, te cilet ikallzuen gjithcka dinin mbi trimnit dhefitoret e te parit te tyne, Gjergj Kastriotit. Aikishte pase gjithashtu mundesin mestudjue dokumentet zyrtare te arkivit teVenedikut, ku kishte shkue me jetue mbaspushtimit te Shkodres prej Turqve.Biografin e Skenderbeut ai e shkrojti negjuhen latine dhe e botoi ne Rome ne fillimte shekullit te XVI. Nji shekull ma vone, G.Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjetinji tjeter biografi te Skenderbeut teshkrojtun prej nji auktori anonim prejTivari, te cilin Imzot Fan Noli e pagesoiTivarasi. Doreshkrimi origjinal i vepres seTivarasit, qe mbante daten 1480, ka humbeperjete dhe njifet vetem nga referencat dhecitatat qe permban libri i Biemmit "Istoriadi Giorgio Castrioto Scander-Begh".Nji burim i trete origjinal mbi jeten eSkenderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishtenga familja sunduese feodale e Beratit dheluftoi krahperkrah me Skenderbeun. Aijetoi ne Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjesse heroit t'one dhe mandej u vendos neNapoli. Atje shkrojti "Historin dhetrashegimin brez mbas brezi te familjes seMuzakeve", ku kallzon historin eSkenderbeut si nji gja qe ka dishmue ai vet.Ne shekullin e XIX, dijetare tekombesive te ndryshme, tue lane menjianeveprat e shumta qe ishin shkruejte gjate dyshekujve te maparshem, u kthyen perserine burimet origjinale qe ishin mbylle ne Faqe 117arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzesdhe Stambollit. Zbulimet e tyne kane shtienji drite te re mbi jeten dhe veprat eSkenderbeut. Disa e permendin ne vepra tepergjitheshme dhe fort te gjata qeshkruejten mbi shekullin e zaptimit teBalkanit nga Turqet. Disa te tjere siAnglezi Clement Moors, Francezi CamillePaganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtenbiografi te gjata te Skenderbeut. Por punenma te madhe dhe ma te vlefshme e baneeruditet Thalloczy, Jirecek dhe Shufflay, tecilet mblodhen se bashku dhe botuen njikoleksion dokumentash qe perbajne nji vepermonumentale mbi Shqipnin e asaj kohe.Ma ne fund, iu erdhi radha Shqiptarve.Mbas luftes se pare botnore, Imzot FanNoli botoi "Historin e Skenderbeut", e cilagezoi menjihere nji popularitet tejashtezakonshem dhe u mesue gadipermendsh nga nxariesit e shkollave neatdheun e lire. At Martin Sirdani mblodhidhe botoi gojedhanat e popullit mbi Skenderbeun.Me 1937 Thanas Gegaj i parashtroiUniversitetit te Louvain ne Belgjike njitheze doktorati ne gjuhen frengjishte metitullin "L'Albanie et l'invasion turque auXVeme siecle". Kjo u botue ne forme librime shpenximet e Universitetit. Mbas luftesse dyte botnore, pikerisht me 1947, FanNoli botoi nji histori te Skenderbeut negjuhen anglishte. Kjo asht nji vepershkencore e nji niveli shum te nalte,sidomos per shenimet kritike mbi veprat eauktorve te shumte qe kane shkruejte mbiSkenderbeun, ashtu edhe mbipersonalitetet dhe ngjarjet historike qekane pase lidhje me epopen tonekombetare. Dobija ma e cmueshme e kesajvepre qendron ne orvatjen e auktorit medallue faktet nga legjendat dheparagjykimet. Mjerisht, tue dashte meinterpretue ngjarjet historike mbas theoris
Gjergj KastriotiSkenderbeu
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
Imzot Noli sikur mundohet me efute Skenderbeun ne kallepin e nji shefigueriljesh te kohes sone. Nga ana tjeter tuedashte me korrigjue nji tregim te Barletit qei duket i gabuem, ai jep nji versjon te tijenqe prish ndoshta nji legjende, por nukduket ma i bindeshem.Sidoqofte, une nuk kam pase, as mjetet,as kohen me i studjue vet burimetorigjinale. Prandaj e them menjihere se kykapitull asht bazue ne veprat e Imzot FanNolit dhe te Thanas Gegajt me fare pakshtesa ose ndryshime nga burime te tjera.Kthimi ne KrujeGjergj Kastrioti, qe muer fame membiemrin Skenderbe, ishte djali ma i vogeli Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeveprincore ma te fuqishme te Shqipnis seMesme. Gjergj Kastrioti lindi ne Mat me1405, mbas biografis se Barletit, me 1412mbas mendimit te Fan Nolit. Legjendapopullore, qe u thur mbas gojedhanes,thote se e ama, Princesha Vojsava, kurpriste femijen pa ne anderr se i dha jete njidragoi qe ishte i madh sa e tane Shqipnijadhe perpinte Turqet me shumice. Gjergjikishte, kur lindi, shenjen e nji shpate nekrahun e djathte. Qe i vogel ai tregoi njiinteresim te cuditshem per armet e luftesdhe i pelqente me luejte si ushtar me vllaznitdhe me djemt e tjere te moshes se tij.Mbas disfates qe pesoi nga dora eTurqve me 1423, Gjon Kastrioti u detyrueme i dergue Sulltanit si peng te kater djemte tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetem 6vjec. Kurse shifrat qe dhame ma sipertregojne se duhet te kene qene 18,domethane nji djal qe kuptonte nga botadhe qe nuk mund te asimilohej* krejt neambjentin e ri te Oborrit te Sulltanit.Biografet ma te vjeter jane dakord seSkenderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng ne Faqe 118duert e Turqve para kthimit te tij dramatikne Kruje me 1443. Domethane se ishte njiburre i pjekun 38 vjec kur ngriti flamurin eluftes se shenjte kunder shkelesit otoman.Tue shkele zotimin qe kishte dhane,Sulltan MuratA i n detyroi te kater djemt eKastriotit te pranojne fen muhamedane.Mandej, iu nderroi emnat tur quejteGjergjin Isqender-Bej, qe u kthye shqip neSkenderbe. Ky asht nje emen simbolik qe iudha Skenderbeut per kujtim te Lekes seMadh, tue qene se nuk ekziston nderemnat muslimane.Ne oborrin e Sulltanit Skenderbeu uvue ne shkollen e kadetve te Pallatit.Pervec truqishtes ai mesoi edhe disa gjuhete tjea dhe sidomos italishten. Arti i lufteszgjoi interesimin e tij ma te madh. Porsaishte ne moshe me perdore armet, ai u cquene lojnat ushtarake ne mes te gjithversnikve te tij. Shpata ishte arma e tij ma epreferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qei pelqente ma teper. Nga pamja fizike ishtei gjate, me nji trup te derdhun prej statuje,me sy qe shkelqenin nga gjallnija dhezgjuetija dhe nji hijeshim burrnor temahnitshem. Sulltan Muratit i kishte bapershtypje shkathtesia e tij mendore dhemjeshterija e persosun ne garat me arme.Ai e muer me simpathi dhe e la te jetonte,ndersa vllaznit e tij duket se u mbyten nenji menyre qe nuk dihet mire.Skenderbeu u ba komandant kavalerijene ushterin otomane dhe muer pjese nedisa luftra te Sulltanit n'Evrope dhe n'Azi."Ne rrethimin e nji fortese n'Anadoll, -shkruen Fan Noli, - Skenderbeu, si Leka iMadh, u ngjit maje murit, ngritisanxhakun dhe hyni i pari ne qytet". Mbascdo spedite Skenderbeu kthehejngadhnjyes dhe sillte n'Edrene rober dheplacke pa mase. Fama e tij rritej dita-dites;ushterija e adhuronte; komandantet e tjeree kishin zili.


Ndersa Skenderbeu ishte ne oborrin eSulltanit, lufta kunder Turqve vazhdonteakoma ne Shqipni. Sikur e pame, me 1432,Andreja Topija korri nji fitore te madhe, ecila pat si pasoje nji kryengritje tepergjitheshme prej Shkodre ne Gjinokaster.Tri ushteri te tjera qe Sulltani dergoikunder Shqipnis tre vjet me radhe ushkaterruen dhe u kthyen ne Edrene pa ekrye qellimin. Suksesi ua shtoi guximinShqiptarve, te cilet sulmuen garnizoninturk te Gjinokastres. Atehere Sulltanidergoi nji ushteri te zgjedhun ndenkomanden e Isak Beut nga Shkupi.Shqiptaret u kapen ne mes te dy zjarrevedhe pesuen nji disfate te plote. Megjithate,orvatja e Turqve me zaptue Beratin me1438' u perpoq ne nji rezistence shqiptarete pathyeshme.Duket sikur Gjon Kastrioti kishteqendrue larg ketyne luftrave tue respektuedetyrimet qe kishte marre kundrejtSulltanit. Prapseprap, kur vdiq ne vitin1443, Sulltan Murati nuk ia dijti per nderqendrimin e tij korrekt dhe te paanshem,por aneksoi menjihere principaten e tij dhedergoi nji guvernator turk ne keshtjellen eKrujes. Skenderbeu, i cili kishte mbete si ivetnu trashegimtar i shtepis se Kastriotve,u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue mevehte se nuk do te linte qe kjo grabitje tekalonte pa denim dhe se do te ckepustepronat e familjes nga thonjte e uzurpatorit.Rastin e volitshem per te prue betimin etij ne vend Skenderbeu e gjeti me 1443. Aiishte tue marre pjese ne nji spediteushtarake drejtue kunder Kristianvet'Evropes, te primun prej Vojvodes seHungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndermjette dy ushterive u zhvillue ne Konovice aferNishit. Skenderbeu, i cili komandonte njikrah te ushteris turke, pushoi se luftuemidhe Hunjadi duel fitues. Skenderbeu, i cilikishte ba mend me u kthye ne atdhe per te Faqe 119librue tokat arbnore, detyroi qatipin eSulltanit me i dhane nji ferman perguvernatorin e Krujes qe t'i dorzontekeshtjellen. Porsa merrijti ne Kruje, GjergjKastrioti u kthye ne fen e te parve dheproklamoi luften e shenjte kunderinvaduesve muhamedan. Ky epizoddramatik i kthimit te Skenderbeut ne Kruje,asht pershkrue ne historin e Barletit dheasht perjetsue ne vjershen "Skanderbeg" tepoetit amerikan Longfellow. Peshkop FanNoli shpall se epizodi i kthimit teSkenderbeut ne keshtjellen historike ashtpjella e imagjinates se Barletit. Pikpamja etij asht se, mbas kapitullimit te GjonKastriotit, Skenderbeu qendroi prane babesse tij dhe vetem kohembaskohe shkonte meluftue per Sulltanin ne krye te nji fuqijeshqiptare.Ket theze te re Imzot Fan Noli ezhvillon ne historin anglishte teSkenderbeut qe botoi mbas lufte. Po te jet evertete kjo, atehere del se Skenderbeu nuku muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tegjith auktoret e asaj kohe thone me sigurise Skenderbeu kaloi disa yjet ne oborrin eSulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohondrejtpersedrejti ket fakt. Them fakt, sepseperdryshe nuk shpjegohet se si GjergjKastrioti muer mbiemnin Isqender dhetitullin bej qe ishte atehere nji grade nehjerarkin e ushteris otomane. Nji tjeter pikeqe mbetet e pashpjegueshme ne thezen eImzot N.olit asht se si Skenderbeu kaloinjizet vjet ne Shqipni mbas mundjes seGjon Kastriotit dhe nuk muer pjese neluftrat qe u zhvilluen ne token arbnore. 1vetmi korrigjim me vend qe Fan Noli i kaba historis se Barletit asht se, kur u muerpeng nga Sulltani, Skenderbeu nuk ishtenji cilimi i vogel, por nji djal i rritun nevotren atnore, i cili kishte kuptue tragjedine atdheut te sulmuen dhe te mposhtun nganji fuqi e huej.


HISTORIA E MESJETES FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)

Famlija e Kastrioteve kishte nje principate te vogel ne malet midis
Matit dhe Dibres,ne kufirin verior ne zoterimet e Topijave. Kostandin
Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kete principate ne vitin 1383. I
biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjese ne betejen ogurzeze te Kosoves
me 1389. Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujen me 1392. Ne
vitin1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimine tij ne
Kruje.Venediku e shpalli armik dhe i preu koken ne Durres ne vitin
1402. Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujen perseri dhe
gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranen, Matin, Dibren dhe
Mirditen, nga Prizreni ne lindje, deri ne detin Adriatik ne perendim. Kala
te fuqishme ishin ajo ne Kruje, Petrel, afer Tiranes, Petralbene
Mat, Stefigraf ne Dibren e Eperme dhe Tornak. Nga viti 1407 deri me
1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 here dhe u detyrua
te pranonte kushte te renda paqeje. Kur turqit, me ne krye Muratin 2, e
thyen ate ne vitin 1421, ata e ndoqen praktiken e tyre te
zakonshme, duke lejuar qe te mbante ne kontroll te kufizuar mbi
principaten e tij. Mirepo i kerkuan te paguante harac vjetor dhe te
dorezonte kater djemte e tij si pengje per garantimin e neshtrimin e tij
te perhershem ndaj Sulltanit.Gjithashtu,Gjonit i premtuan se pas
vdekjes se tij ata do ta kthenin djalin e pare qe te zinte vendin e
sundimtarit. Me i vogli ishte Gjergji 9 vjecare,i cili do te njihej me vone
si heroi SKENDERBEU.
Ne kohen kur Turqia dhe Venediku hyne ne lufte per shkak te zoterimit
te Selanikut,me 1430,Venediku e nxiti Gjon Kastriotin te ngrinte
krye.Pastaj,me 1430,Venediku ua dorezoi turqve portin e
lakmueshem,nenshkroi nje marreveshje paqeje me ta dhe e la aleatin
e saj ne meshiren e reprezaleve Turke.Sulltani fitimtari menjehere iu
kunderpergjigj Shqiperave kryengrites,duke e mundur Kastriotin e duke
kofizuar ate ne nje zone malore.Pastaj,duke perdorur si baze
Krujen,nga viti 1431 deri ne 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti
Shqiperine nga Shkodra ne Veri ,deri ne Vlore ne jug.Me perjashtim
te kalase te Shkodres dhe te qytete-porte nen zoterimin e
Venedikut,Pothuajse e gjithe shqiperia ishte tashme ne duart e
Turqve.Feudalet individualist njeri pas tjeterit u shtrenguan te benin
thirrje per paqe dhe ti nenshtroheshin haracit.Megjitheate,deshira per
pavarsi nuk ishte zhdukur.Pritej vetem prijesi i duhur,i cili do t"i
bashkonte prijesat krahinore ne nje fron te vetem.Koha e tij kishte
ardh.



Ali Pashe TepelenaShkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
Faqe 148
Ndersa rebelizmi kronik* i Jeniçerve poshkaterronte pushtetin qendruer, autoritetii Sulltanit nuk vepronte ma ne krahinat elargeta te perandoris te tij. Prandaj, ishtefare e natyrshme qe guvernatoret eprovincjeve turke ne Evrope, ne Azi dhe neAfrike, te orvateshin me u çkepute krejt ngaStainbolli per te formue principata mevehte. Ne fillim te shekullit te XIX Veziret eDamaskut, te Akres dhe te Bagdadit ishindeklarue si rebele. Ata te Antiokes dhe teAlepit kishin fitue fame te keqe si"kulçedra mizorije". Ne Egjypt, MehmetAli Pasha, i biri i nji katundari shqiptarprej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot ivendit dhe lakmonte me zane fronin eSulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe ne Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi ne Tepelene me 1744,arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi tepamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinite deri ne Misolongji. Simbas nji tradite, stergjyshi i Ali Pashes ka qene njifare dervish Nazifi prejAnadollit, i cili ishte arratise ne Shqipni neshekullin e XVI, mbasi kishte ba nji tepaudhe ne vendin e tij. Por versjoni ipranuem sot mbi origjinen e Ali Pashesasht ai i Pouqueville-it, konsulli francez neJanine, i cili shkruen se ishte prej gjakushqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue

Faqe 149
autoritare me karakter te forte dhe ambicjete madhe, ishte nga nji familje bejlereshilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashen. I ati,Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenes mbasikishte mbyte dy vllaznit e tij. Veli beu vdiqme 1773 kur Aliu ishte vetem nande vjec. Eama, p cila kishte pesue poshtnime ngadora e anmiqve te burrit te saj te vdekun,futi ne zemren e njome te Aliut pasjonin ehakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe ifuqishem, dhe vullnetin mos me treguemeshire kundrejt atyne qe e kundershtonin.Kur Ali Pasha filloi karrjeren e tij perme u ba satrapi* i Janines Shqipnija ishtene nji gjendje anarkije te plote.Pronaret feodale sundonin ne fushat,krenet e fiseve ne malet, dhe qe te dy paletishin me thike ne mes te tyne.Muhamedanet dhe te Krishtenet jetonin neperpjestim te ndryshme ne qytetet dhekrahinat. Por prirja e lashte per liripersonale dhe autonomi lokale ishte ma eforte se fanatizmi ose antagonizmi fetar.Ne malet e Shqipnis fiset arbnore kishinruejte autonomin e tyne gadi te plotekundrejt pushtetit otoman, i perfaqsuemnga nji bej ose pasha qe kryesonteadministraten e nji krahine. Fusha ebregdetit dhe luginat pjellore te lumenjvekryesor ishin ba cifliku i familjeve feodale,disa prej te cilave pretendojne se janetrashegimtare te atyne qe jetuen dheluftuen ne kohen e Skenderbeut, sidoqofteajo qe ka rendesi asht se kjo aristokracifeodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare.Pashallaret dhe Bejleret e Shqipnis,qofshin renegate te kohes se Skenderbeutose qe ishin ba pronare tue shkue meharxhe per hesap te Sulltanit, kishinpranue fen muhamedane dhe sundiminotoman per te gezue privilegjet e tyne. Ketoprivilegje perfshinin, pervec pronesis setokave te gjana, megjith bujqet qe ipunonin, edhe drejtimin e admimstrates se vendit si perfqesues te Sulltanit. Nji zanat ipreferuem i aristokracis shqiptare ishte memobilizue trimat dhe me shkue me harxhe,domethane me luftue per te holla perhesap te Sulltanit ne te kater cipat eperandoris. Saper cifcinjte, ose bujqet ecifligjeve, ata ishin here muhamedane dhehere te krishtene, por vuenin njisoj ngaabuzimet dhe padrejtesit e pronarve.Natyrisht, kishte edhe perjashtime, kurpronari ishte i njerzishem dhe lostekundrejt bujkut rolin e kooperatives dhe teshoqnis se sigurimit. Sidoqofte, nji gja qeduhet theksue asht se kristjanet e Shqipnis,bujk ose qytetas, nuk kishin ra ne shkallene "rajave", sikunder ne shtetet e tjere teBalkanit. Ne Serbi, ne Bullgari dhe gjetkepopulli i bashkuem nga feja e ndjentevehten te shtypun nden sunduesin e huejqe ishte i nji feje dhe i nji race tjeter. Derisau kristalizuen ndjenjat kombetare, fejaluejti rolin e cementit per te mbajtepopullin te bashkuem dhe ne anmiqsikunder regjimit otoman qe e trajtonte siraja. Kurse ne Shqipni nji aristokracifeodale prej origjine shqiptare qeveristevendin per hesap te Sulltanit, ndersa fiset emalesive gezonin te drejten e vetqeverimitme fare pak kufizime. Nji pike tjeter merandesi asht se bujku kristjan nuk ndjentekundrejt beut muhamedan ate meni racjaleqe ndante Serbin ose Bullgarin ngasundimtari turk.Ky asht ndoshta shkaku themeltar nendryshimin ndermjet evolucjonit* teShqipnise dhe shteteve te tjere te Balkanitne shekullit e XIX.Ne kohen kur Ali Pashe Tepelena filloikarrjeren e tij, ne qytetet kryesore si Janina,Berati, Vlona, administrata kryesohej ngavezire ose pashallare te emnuem meferman te Sulltanit. Ne qytetet ma te vegjelsi Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra,Tepelena, etj., sundonin bejleret vendas, te


cilet iu shtroheshin urdhnave te qendresderisa iu leverdiste. Ne krahinat malesoresi Suli, Himara, Laberija, Skrapari, popullivetqeverisej, ashtu si Malesija e Veriut nekohet tona. Gjendja nuk ndryshonte ngafakti se Suliotet dhe Himariotet ishinkristjane, ndersa Laberija dhe Skrapariishin myslimane.E vetmja lidhje ne mes te ketynekomuniteteve autonome te qyteteve dhe tekrahinave dhe pushtetit qendruer teperfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishtetagri vjetuer qe duhej te paguenin. Le temos harrojme se populli nuk shifte asnjidobi nga ky tager, as mbrojtjen e personitdhe te pasunis, as arsim, dhe asnji ngasherbimet publike te nji shteti modern.Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot tedrejtave te tij me pushke ne krahe. Keshtuqe grindjet lokale nuk kishin mbarim dhedavane e fitonte kush ishte ma i forte.Malcoret qe nuk i ushqente toka ishinrrebeshi i popullates fushore. Kohe mbaskohe ata zbritnin nga cerdhet e shqiponjesper te krye spedita plackitjeje, tue marre mevehte sidomos gjan e gjalle te fusharakve.Per ta kjo ishte si me plackite nji toke tehuej, mbasi ne fusha shkonte vula e Sulltanit.Megjithse kishin kalue ma se tre shekujnden sundimin otoman, Shqiptaretmyslimane ose te krishtene nuk e kishinharrue se ishin te nji race te ndryshme ngaajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cilivizitoi Shqipnin ne fillim te shekullit teXIX bashke me Lordin Byron, shkruenkeshtu: "Nuk ka dyshim se kristjanet qemund te quhen Shqiptare pa dashte me iba hatrin kurrkujt, jane krejt tepadallueshem nga muhamedanet. Ata janete armatosun dhe shum prej tyne jane nesherbim te Ali pashes, tue mos ndryshuene asnji menyre nga ushtaret e tij te tjere."Vihet re nder Shqiptaret nji frymepamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije qe kaperxejne dhe shlyejne tiparet evecanta qe vezhguesi i huej ven re ne meste ndjekesve te dy feve, muhamedane dhekristjane, ne viset e tjera te Turqis."Keshtu qe ndersa banori i nji krahinetjeter, kur e pyet se cka asht, te pergjigjet"jam Turk" ose "jam Kristjan", banori iketij vendi (domethane i Shqipnis) tepergjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-iqendroi sidomos ne Jardne dhe per teShqipnija shtrihej deri ne Mecove dhevargmalet e Pindit. Asht e vertete me thanese ndjenja e unitetit kombetar si nji forcepolitike vepruese nuk ekzistonte ende, porne ket gjendje ishin atehere edhe kombet etjere te Balkanit. Nacjonalizmi luftetar ungjalle nden influecen e ideve teRevoljucionit francez dhe shkendija ekryengritjes kombetare u ndez meincicjativen e forcave pertej kufinit. Ne rastine Greqis, "Eterija" qe filloi luften e pamvarsisu themelue ne Odese dhe shefi i saj, Ipsilanti,ishte nji gjeneral i ushteris cariste.Ne kohen e Ali Pashes detyren exhandarit ne qytetet dhe katundet e banin"Armatolet". Keta rekrutoheshin ne mes tedjelmoshave kristjan te vendit meautorizimin e Pashajt te Sanxhakut oseKrahines. Por me dobesimin e pushtetiperandorak, Armatolet kishin fillue tebashkepunonin me hajdutet per grabitjensistematike te popullit qe duhej te mbronin.Ali Pashe Tepelena filloi karrjeren e ti)si kryetari i nji bande hajdutesh qevepronte sidomos ne Thesali dhe anesmaleve te Pindit. Kto krahinaadministroheshin nga Pashalleku i Beratitqe kishte ne krye Kurt Pashen. Nji dit prejditve, Aline e zune rob dhe e prune ne1. C. Hobhouse - Travels in Albania etc. f. 138-140