K U L T U R

Kaqja kryesore | Makiaveli | Histori | Kultur | Humor | Letersi | Poezi | Shendet | Chat | Libri i mysafireve | Foto 1 | Foto 2 | Aforizam | Muzik | Jamaica

KESHTJELLA POETIKE
KESHTJELLE POETIKE
Vepra e Naimit eshte nje baze shume e fuqishme, mbi te cilen mund te krijohet nje keshtjelle poetike, mjafton vetem te kesh dhuntine krijuese¦MBI ZJARRIN E FRYMEZIMIT. Shkrimtari gjithnje ka deshire te flas per shkrimtarin, sepse i takon te njejtes familje, te njejtes race. Ai ka disa perparesi nga nje lexues tjeter, sepse para se te merret me artin e shkrimit, me pare e ka mesuar mire artin e leximit. Borhesi thoshte: Le te mburen tjeret per faqet qe kane shkruar, une krenohem me ato qe kam lexuar. Por, kur nje shkrimtar duhet te flas per nje poet kombetar sic eshte Naim Frasheri, figura e te cilit eshte glorifikuar, pastaj eshte asgjesuar dhe me ne fund eshte rivleresuar dhe kur pas nje rivleresimi rezulton se ai serish mbetet ne maje te nje kulture, atehere mund te zihesh ngusht, sepse ke droje se nuk do te mund te thuash dicka te re mbi Porosine e Madhe te vepres se tij.
Shkrimtarit i mungojne mjetet e nje kritiku letrar. Ai mund te mos dije perkufizime mbi poezine apo poemen. Por shkrimtari ka vetem nje perparesi: e njeh mekanizmin krijues, e njeh boten e eperme, kur nga kaosi dhe magma lind nje veper letrat (D. Kish). Shkrimtari njeh castin krijues. E ka perjetuar shkrirjen dhe venitjen e qiririt naimian per te dhene drite shpirti. Dhe ai qe e ka perjetuar kete gjendje, qe disa e konsiderojne hyjnore, te tjere si koncentrim e kushedi se cfare, por qe asnjeri nuk mund ta rrefeje, e di se zjarr i madh ka qene i ndezur ne shpirtin naimin, nga i cili ka mbetur vetem hiri i frymezimit - vepra e tij. Pikerish ne kete veper, gjate (ri)leximit te saj, mund ta gjesh Tjetrin. E gjen Naimin. E gjen Vetveten...LIBRI NDRYSHON VAZHDIMISHT. Une pajtohem me nje mendim se sahere qe lexojme nje liber, ai ndryshon, kurse lexuesit e pasurojne librin. Gjithashtu pajtohem me konstatimin e Kunderes se vepra eshte me inteligjente se autori. Andaj duke e lexuar dhe rilexuar vepren e Naimin kam verejtur se gjithcka ndryshon. Dhe kjo ndodh vetem me veprat e rralla. Vetem me veprat me inteligjente se sa krijuesi i tyreVepra e Naimit eshte nje baze shume e fuqishme, mbi te cilen mund te krijohet nje keshtjelle poetike, mjafton vetem dhuntia krijuese¦
NAIMI KRIJOI ATDHEUN POETIK. Krijoi modelin e nje kombi te denje per familjen e madhe evropiane, te ciles i kishte dhene mjaft emra te shquar te artit e kultures; Naimi krijoi arketipin e nje shteti shqiptar evropian jo vetem si territor, por edhe si mendesi. Le ta perkujtojme vargun e parafrazuar: Lind atje ku perendon
Si lexues i vemendshem, me prirje per te hetuar se cka eshte aktuale tek vepra e tij (qellimisht them vepra e jo libra, sepse libra ka plot, por jo edhe vepra), verejta se Naimi e ka vendin ne mesin e heronjve te mendimit shqiptar.
Kumtet naimiane jane te gjithekoheshme, prandaj duhet te sublimohen nga cdo brez. Dhe ja pse: Naimi dhe rilindasit kane dashur te na vetedijesojne se per te bere kombin duhet sheruar ne shpirt egoizmin, smiren, xhelozine, urrejtjen dhe parasegjithash individualizmin dhe krenarine boshe, renien ne depresion pas nje ekzaltimi te pergjithshem, sic e kane verejtur rilindasit tjere, njekohesisht ruajtjen ne shpirt te ndjenjes se humanizmit, te mires, te vertetes, qe jane parametra kryesor te moralit te tanishem evropian. Nuk ka me madheshtore se te pervetesohen mesazhet e Naimit per nje tolerance, per nje solidarizim mes vete, per nje qetesim shpirteror, per nje orientim te drejte te energjive krijuese, per nje diskurs te ri, per nje ide te re, me te thelluar, vecmas ne kohen kur ne shoqerine shqiptare dhe ballkanike ndodh e kunderta
NAIMI SHKRUAN PER MAJAT E KOMBIT. Per vlerat e tij, per bukurite e tij, per madheshtine e tij. Duke levduar shqiptaret ai mori pjese ne krijim e endrres romantike, aq te domosdoshme per kohen kur veproi, thjesht krijoi modelin ideal te shqiptarit. Pra modelin se si duhej te ishte ai. Endrra romantike, e krijuar nga rilindasit, kishte per qellim zgjimin e shqiptareve dhe vetedijesimin se edhe ata ishin si gjithe popujt e tjere evropian, por kishte ndodhur nje katastrofe ne jeten e tyre qe quhej pushtim osman, sic do te thoshte Ismail Kadare, qe rrezikonte qenien e tyre. Ky pushtim, para se te godiste territorin e tyre, shkonte me larg: deshironte te godiste keshtjellen shpirterore dhe kur rrenohet kjo keshtjelle, kur humben kodet identifikuese, atehere nje kolektivitet shkon drejt katandisjes. Kete rrezik e kishin hetuar rilindasit, prandaj ata kishin marre nje mision prometeik per te shperndare driten e dijes, e cila do te perballonte goditjet qe ishin orientuar drejt kesaj keshtjelle..
Rilindasit krijuan mitin mbi shqiptaret si popull i zgjedhur dhe per shtetin si Zonje e rende, per gjuhen si gjuhe perendie, duke ua bere me dije shqiptareve se jane nje nga popujt me me vlere ne Evrope, vetem se ato vlera duhej ti shpalosnin, ti zbulonin ne vetvete me driten e dijes, artit, shkences, kultures, qe fatkeqesisht nuk po ndodh as sot e kesaj dite, madje me ose pa vetedije shume vlera dhe maje te kombit neperkemben si mos me keq
NAIMI NUK KRITIKON. Synimi i tij, si romantik, eshte te krijoje vetedijen kombetare. Eshte ceshtje tjeter, se me ndryshimin e rrethanave dhe me krijimin e shtetit shqiptar, kjo enderr duhej te prishej dhe shqiptari duhej te krijonte edhe vetedije qytetare dhe ndjenje per institucionet e veta...
Naimi ka levduar edhe gjuhen shqipe, si askush tjeter, qe tu tregonte shqiptareve se kishin nje nga gjuhet kryesore te Evropes, se permes gjuhes shqipe mund te shpreheshin te gjitha mendimet dhe te gjitha ndjenjat dhe se nuk ishte kurfare pengese per tu krijuar nje gjeni letrar.
Naimi nuk levdonte shqiptaret duke share te tjeret dhe kjo ate e ben me madheshtor...
Duke e nderuar Naim Frasherin vetem e nderojme vetveten...
NJE MBJELLJE E DOMOSDOSHME. Duke nderuar Naimin dhe duke fale libra per te pasuruar Biblioteken, qe per disa eshte altar e per te tjere kushtjelle kujtese, imagjinate e dijeje, bejme nje mbjellje te domosdoshme.
Nuk ka gje me madheshtore se sa te te bashkoje dashuria per librin. Ne rrethanat tona eshte shume e lehte te botohet nje liber, por dikur ka qene nje pune e mundimshme. Shume shkrimtare shqiptar te mbytur nga Å“malli i shtampes kane kaptuar mal e det per te lene gjurme, dokumente, per te cilet sot ndjehet nje mungese shume e madhe. Shkrimi, si Å“madheshti e vecantise (Encensbergeri) eshte shpikur per te komunikuar ne largesi hapesinore dhe kohore. Nuk thuhet kot se fjala i takon njeriut, nderkaq shkrimi ekskluzivisht kultures njerezore. Dhe kete e kane ditur rilindasit tane, e ka ditur edhe Naimi i Madh, prandaj ai dhe te tjeret bene cmos qe te lenin pas vetes libra, brenda te cileve ruhet kujtesa dhe imagjinata.
Motivi qe nxit njeriun per te shkruar libra nuk eshte vetem per ti sherbyer nje kolektiviteti. Ky mbase mund te kishte qene mision ekskluziv i rilindasve, por kjo nuk do te thote se perhere eshte keshtu. Ka gjera me te thella dhe me te komplikuara, sa edhe sot e kesaj dite nuk eshte zbuluar misteri.
Ne kete drejtim me pelqen nje thenie e nje mendimtari: Njeriu nderton shtepi sepse e din qe eshte i gjalle, por libra shkruan sepse e din se do te vdese, nderkaq lexon sepse e din qe eshte i vetmuar...
SHKRIMI SI DICKA HYJNORE. Gjithcka qe krahasohet me ate qe eshte hyjnore ruan brenda vetes nje mister, qe mendja njerezore asnjehere nuk do te mund ta njohe, por duke tentuar ta njohe dicka te pasqarueshme ai vetem se e persos vetveten. Ne fakt edhe shkrimi ne zanafillen e vet, pra para kater mije vjetesh, kur fillon edhe historia e shkrimit, librave dhe bibliotekave, tek sumeret, konsiderohej si dicka hyjnore. Madje vete hieroglifet quheshin si Medut Neter ose fjale zoti...
NJERIU I LIBRAVE NJIHET SHUME LEHTE. Ai ka nje ndjenje kulti ndaj librit. Sillet me librin si me nje hyjni. Njeriu i librave eshte me tolerant, sepse ai njeh forcen e dilemave qe zgjohen brenda qenies se tij. Njeriu qe ka dilema ne vetvete nuk mund te thuhet se ka karakter te dobet, perkundrazi ai dyshon dhe te dyshosh nuk eshte dobesi, por madheshti. Njeriu i ketille, njeriu i librave, i ngjan nje arene ne te cilen ndeshen dy mendime kundershtuese. Dhe kur ky njeri vet mund te kete dy mendime te kunderta per te njejtin fenomen, ai asnjehere nuk tenton tia imponoje tjetrit mendimin. Ai eshte me tolerant. Ashtu sic na deshironte Naimi...
INICIATIVE FISNIKE. Iniciativa e fundit e Bibliotekes se Tetoves eshte mjaft fisnike. Eshte nje tentim per ta gjetur kenaqesine qe na krijon leximi i librave. Nje njeri mund te beje shume per shoqerine. Drejtuesi i ketij institucioni deshmon ate qe e thoshte Stefan Cvajgu se secili njeri i jep nje institucioni formen qe deshiron ai dhe ai i ka dhene nje forme ashtu sic duhej ta kishte. Duke nxitur dashurine per librat, nxit edhe dashurine per te shenjten, nxit dashurine per vlerat me te larta njerezore, ashtu sic na porosit edhe Naimi.
Sa me shume libra, sa me shume dije, sepse vetem drite e diturise perpara do te na shpjere
MALLKIM DHE PERMENDORE. Nese edhe pas kushedi sa shekush rendon si mallkim shkaterrimi i bibliotekes se Aleksandrise, shekuj e shekuj do te cmohet ai qe do te ndertoje Biblioteken e re te Tetoves. Ai do te ndertoje me shume se nje permendore per vetveten dhe per te tjeret.
Nje shkrimtar i vjeter egjiptas ka thene:Libri eshte me i vlefshem se cdo permendore sepse nderton permendore ne zemrat e atyre qe e lexojne


SALAJDIN SALIU




DROGA -PARAJSE ARTIFICIALE (DRUGS-FALCE PARADISE)



Droga qe prej fillimit te shekullit XIX-te ka perbere shpesh bileten hyrese ne letersi te nje numri te madh shkrimtaresh. Perse ndodh kjo? Kush ndikon ne zhvillimin e kesaj forme?Ne kete drejtim punoi per te kuptuar Maks Milner , profesor i letersis ne Univerzitetin e Sorbones, i njohur vecanerisht per studimet e tij "Djalli ne letersin franceze , nga Kazoti tek Bodleri".Sic verejm , breda nje shekulli, kaloi nga kurioziteti mondan i viteve 1840 per hashashin, ne ne pervojen e kufizuar te "Grand Jeu"she miqeve te Rozher Zhilbert-Lecontit.Mes ketyre dy pervojave e kemi Luften e Pare Botrore me labirinthet dhe tmeret kanibale te saje Gjithcka qe kerkohej tashme kishte ndryshuar.Zhgjendra dhe preukupimi i botes kishte prekur edhe poezin."Arti dhe droga behen ngushlluesite dhembjes se te jetuarit"- konstatoi Mileri. Ai imagjinote te hynte brenda vetes per te gjetur dicka me te bukur me hynore ate qe smund ta gjente ne natyre.Dekadentet romantik dhe modern doni te aratiseshin trupit te tyre per te pare nje mrekulli hinore e te cuditeshme te quajtur , OPIUM, KOKAINE, MESKALINEose ETER dhe duke mare keshtu mbi veten dhe riskun per te mos e integruar dot asnjeher me mbeshtjelljen e tyre mishtore.Te pikturojsh jeten jashte vetvetes ishte avantura me e madhe e nje shekulli ne te cilen farmacia ishte ajo qe u vinte ne ndihme artisteve te magjishem. Po sic thote Maks Milneri "nuk mund te kete ne te njejten koh parajse dhe te aftesis edhe te largesis nga mendimi". Ja edhe nje imazh me kokeposhte i shpirtrave te pushtuar nga vegullia , te te droguarve te letersis, te cilet me teper se nga cdo gje tjeter , ishin te droguar nga vete letersia.


THOMAS DE QUINCEY
Nje enderrimtar i pangopur! Ehe ky ne nje liber te famshem do te permedej si "ngrenes opiumit".I frymzuar nga Kolixhi i cili ishte 13 vjet me i madhe se ai De Kinsi do te shkruaj himnin kushtuar "te vetmit, te imit, dhe te pushtetshmit opium".Dhe me ndihmen e Myse i cili ishte ne moshen 18 vjecare do te perkthej nga frengjishtja "Refimet e hamsit te opiumit anglez" me ane te se ciles me vone u frymzua Bodleri dhe e shfaqi kete "si bilet hyres" ne vepren e vete "Parajsa artificale" .Periudhen me pjellore do ta kishte kur De Kinsi do te hiqte dore perfundimishte nga opiumi dhe ku do ti shfaqte vet imazhet te krijuar prej efekteve te tij.


CHARLES BAUDELAIRE
Endra e tij do te prek parajsen po vetem ne menyr te genjeshtres nepermjetb hashashit.Keti do t'i bente ne perdorim te moderuar duke konsumuar rregullisht opiumin dhe veren.Vera u konsideronte si pije mr vyrtite sociale sepse gjente perdorim me te madh ne popull. E denote konsumimin e narkotikeve qe behej per arsye jo morale , por relogjioze "Do te thoja se helmet ngacmuese me duken jo vetem nje nga me te tmershmit e me te sigurtit mjete me te cilen vjen ne fuqi Shpirti i Erresires per te rekrutuar dhe mposhtur humanizmin e vajtueshem , pore edhe nje nga nderfutjet e tij me te persosura ". Shum vone ai i cmitizoi efektin e droges, te cilat gebjeshtrojn e genjejn shpresat dhe deshirat e atij qe jepet pas saj.


ROBERT GILBERT - LEKOMTE
Ndryshe nga suralistet dhe Bretoni te cilet ishin kunderven plotesishte droges, antaret e Grand Jeu i benin asaj nje konsumim te bollshem.Nje raste i vecant eshte ai i Robert Gilbertit i cili me 1943 do te vdiste nga tetanozi , te cilen e mori prej nje injekcvioni me heroin."Nuk kishte me force mes meje e hicit pervec kesaj pamjeje te fundme te deshpruar'. Persa i takon toksimit ai dikur e bekonte per te luftuar kunder nje jete te keqe e te dhembeshme , pore kishte te tjere qe e vlersonin si "nje vrasje te ngadalshme". Eshte e vertet se me 1924 do te shkruaj poemen "Tetanozimistik"


NDIKIMI I DROGES NE ARTE



NJERZIT NEN THJEREZ & MITOLOGJIJA






NEN THJERREZ
LETERSI E DYERVE TE MBYLLURA
Idhujtare te verber te materializmit darvinian ne deklarime te squlleta publike kembengulin te paraqesin si brezin me te ri krijues emra qe tashme i perkasin jetes publike, politikes, biznesit e gjithckaje tjeter, por jo letersise.


Vetem me ndonje perjashtim, ardhja e cdo autori ne letrat shqipe nuk eshte paralajmeruar; ajo vetem eshte deklaruar e me pas, me raste edhe mbeshtetur nga interesa, grupime e rrethana te koordinuara mjeshterisht, shpeshhere nga vete i sapoardhuri.
Shqiperia nuk ka pasur (e as duket se do te kete) nje profet te letrave, a se paku nje "meteorolog" te rendomte, qofte ky i misheruar ne institucioninet e njohura aferletrare.
(Nje nga perjashtimet eshte rasti i Poradecit, ardhja e te cilit iu komunikua botes letrare shqiptare nga Mitrush Kuteli, ndonese atekohe, Lasgushi kishte arritur zenithin e vet.)
Prej vitesh, ne kete hapesiren tone perjetesisht te keqpare shqiptare, njerez me fate gati biblike, vazhdojne te krijojne, por orana e hyjnive te letersise shqipe eshte thyer qe prej nje shekulli; ajo nuk mat dot kohen, jo me te evidentoje vlera. Idhujtare te verber te materializmit darvinian ne deklarime te squlleta publike kembengulin te paraqesin si brezin me te ri krijues emra qe tashme i perkasin jetes publike, politikes, biznesit e gjithckaje tjeter, por jo letersise. Dhe ky brez i ri, qe nis me bumin e trumbetuar perdhunshem ne mesvitet '80-te mban peng aspiratat e "te tjereve", te atyre qe nuk perfshihen ne letersine zyrtare, qe nuk ftohen ne kooperativat e zhurmshme artistike, qe nuk jane perfshire ne antologjite e shumediskutueshme letrare.
Ata jane atje, pas dyerve.
Por letersia shqipe nuk eshte ajo italiane, as anglosaksone. Letersia shqipe nuk eshte ende keshtjelle, sepse mbi themelet e ngritura mundimshem (sidoqe me "pertaci" 500-vjecare), per afro gjysemshekulli u sajua nje ngrehine, ne ajrin e kthinave te se ciles rrallehere lartohej aroma e ndonje gjelle shtepie, porse vetem shije pluhuri e alergji idesh. Vec kesaj, letersia shqipe, duke vuajtur fatin e nje gjuhe maksimalisht 10 milioneshe te nje populli qe institucionin e pare arsimor e ka ndertuar vetem para 100 e ca vitesh, kjo letersi pra, mbetet ende, jo thjesht e panjohur per boten. Gjithashtu, edhe menyra se si eshte bere e njohur kjo letersi (aq sa eshte bere e njohur), me pak perjashtime, eshte konjukturale, a me keq, aksidentale.
Por kjo ceshtje nuk eshte dhe aq e rendesishme, pasi perpara se te nderkombetarizohet, letersia shqipe ka nevoje te kombetarizohet dhe kjo, jo ne sensin primitiv, sepse letersia e mirefillte nuk ka nevoje te jete shqiptare. Ajo eshte dhe pike. Konvencionet kombetare jane vetem nje ornament me shume. Nderkaq, eshte letersia shqipe ajo qe ka nevoje te ndjehet ndryshe, pra letersi. E kjo s'mund te ndodhe per aq kohe sa lexuesit (autoret perfshire) hapin vetem nje liber, njohin vetem nje autor. Ne kete nje permblidhen autore qe mbahen te ngjitur ne shpine - siameze lidhur fatalisht me njeri-tjetrin; nese njeri bie, te tjeret plasen perdh?. Cili nga keta autore qe jane harruar ne te gjitha antologjite zyrtare e tekstet shkollore (sa s'kujtohet kush t'i lexoje, por dhe t'i shpetoje duke i hequr qe andej), do te mund te deklaronte nepermjet nje vetedijeje te larte artistike e profesionale se letersia per te cilen kane aq shume nevoje (edhe per shkaqe moshore apo te moszoterimit te nje profesioni tjeter) nuk ka me nevoje per ta, edhe pse ndonjeri mund t'i perkase asaj? E ndoshta, nuk i jane dashur kurre!
Keshtu, perpjekja per te mohuar prurjen e mundshme te vlerave ne cmendurine e botimeve te sotme, rezulton ne kohe te humbur. Nga ana tjeter, eshte plotesisht e pranueshme se jo cdo emer mbeshtjell nje talent, e aq me pak nje pervoje artistike, por kjo nuk do te thote se nuk ka ardhur koha e nje perzgjedhjeje - sidoqe kalimtare - por qe gjithesesi do te krijonte precedentin e paralajmerimit te nje prirjeje te re ne letrat shqipe.
Por kete lajm nuk mund ta shpallin profetet e rreme.





TERMI MIT«

Fjala mit vjen nga greqishtja: mithos - perralle , kurse mitologjia eshte historia legjendare e hyjnive, e gjysmehyjnive dhe e heronjve te ndryshem te lashtesise.
Ndryshe miti perkufizohet edhe si tregim i koherave perrallore dhe heroike.
Mendimi mbi mitet dhe mitologjine perpiqet te zbuloje lindjen e feve, sepse Å“miti perben formen e pare te shpjegimit te sendeve dhe universit
QASJE RRETH MITIT
Nje kohe ishte i perhapur mendimi se miti ishte prodhim i vetedijes se njeriut primitiv. Miti konsiderohej si dicka mbi sferen e arsyes dhe se manifestonte mentalitetin primitiv. Gjithashtu konsiderohej se ishte karakteristik per shoqerite primitive dhe tradicionale permbajtjet kulturore te te cilave nuk mundeshin te manifestoheshin ne shoqerite e qyteteruara.
Megjithate, miti eshte pjese perberese dhe shoqeruese e historise njerezore, jo vetem asaj primitive, por edhe bashkekohore (levizjet revolucionare dhe ato reaksionare politike).
Sipas disa interpretimeve sociologjike duhet ti kushtohet mjaft kujdes lindjes se mitit. Keta interpretues konsiderojne se shkaku i lindjes se miteve jane fenomenet e komplikuara natyrore dhe shoqerore.
Mitet kane edhe funksione te caktuara. Kembel konsideron se mitologjia tradicionale ploteson kater funksione: funksionin metafizik ose mistik, funksionin kozmologjik, sociologjik dhe psikologjik.
Sipas disa qasjeve miti i paraprin religjionit dhe filozofise dhe i takon fazes se pare te zhvillimit jokritik ne te gjitha kulturat, para se gjithash se miti konsiderohet edhe si rrefim fantastik mbi boten, mbi krijuesin e kosmosit etj.
Per kete shkak miti konsiderohet edhe si rrene, fantazi, enderr kolektive, duke kundershtuar mendimin shkencor qe konsideron se eshte i vertete.
Sociologe te ndryshem konsiderojne se mitologjia ne thelb eshte filozofi primitive, kurse mitet jane rrefime qe lindin nga tentimet racionale te njeriut primitiv per te gjetur njefare kuptimi ne kete bote ku ben pjese dhe me ndihmen e tyre te interpretoje fenomene te panjohura dhe te paqarta.
Ka mendime se bota mitike nuk eshte asgje tjeter pervecse bote halucinante.
Per mitin thuhet edhe kjo: e pathene deri ne fund, ndalese qe njeriu te zbuloje vetveten ose forme e idealizuar e kushteve sociale etj.
Fale hulumtimeve etnologjike miti u be i rendesishem jo vetem si teori kulturore por edhe sociologjike.
Hulumtues te njohur theksojne se miti nuk eshte simbolik, qe nuk ploteson interesimin shkencor, por rrefim qe ploteson nevojat religjioze, deshirat morale, degradimin shoqeror, madje edhe kerkesat praktike.
Ne kulturen primitive miti kryen disa funksione: shpreh apo forcon besimin, mbron apo imponon moralin, garanton berjen e ritualit dhe permban pervojen praktike.
Per kete shkak miti eshte shume i rendesishem per sa i perket zhvillimit te qyteterimit njerezor, eshte force e cmueshme aktive, qe nuk ka shpjegim intelektual, por rendesi pragmatike te fese primitive dhe moralit.
KLASIFIKIMI I MITEVE
Sipas disa teoriticienteve mitet mund te klasifikohen ne mite natyrore dhe mite shoqerore.
Mitet natyrore synojne interpretimin e fenomeneve natyrore, nderkaq ato shoqerore te fenomeneve ne shoqeri.
Ekziston edhe ndarja e miteve ne:
-mite teogonike, qe priren te shpjegojne zanafillen e zotit dhe botes;
-mite kosmogonike, qe tentojne te japin pergjigje dhe te shpjegojne krijimit e gjithesise;
-mite antropologjike, qe flasin per zanafillen dhe zhvillimin e njeriut;
-mite eshatologjike, qe merren me ceshtjen e projektimeve futuriste dhe fundin e njeriut dhe botes;
Sipas nje klasifikimi tjeter mitet mund te ndahen ne:
-mite pershkrues, qe kane karakter argetues;
-mite aperative, qe japin sugjerime praktike jetesore;
-mite eksplanatore, qe kane per qellim shpjegimin dhe interpretimin e dickaje;
Sipas Muzafer Xhaxhiut pjesa me e madhe e miteve e permbajne elementin vrojtues e pershkrues, qe perzihet e gershetohet me elementin shkak pasoje, sic eshte ta zeme miti mbi Nioben.
Ai dallon edhe mitet etiologjike, qe sipas tij, priren te shpjegojne shkakun e ngjarjeve dhe te dukurive te ndryshme te natyres e te mjediseve shoqerore, por keto perpjekje mbeten ne pergjithesi ne nje rrafsh thjesht fantastik e cudiberes
Xhaxhiu flet edhe per mitet me berthame filozofike
MITET POLITIKE DHE MITET RELIGJIOZE
Disa teoriticiente flasin per dallimet mes miteve politike dhe religjioze. Per mitet religjioze eshte karakteristike se merren me te ardhshmen e njeriut dhe botes, primare eshte e mbinatyrshmja, substanca themelore e tyre eshte Zoti dhe njeriu.
Mitet politike, per dallim nga mitet religjioze, nuk u japin rendesi forcave mbinatyrore dhe te jashtme, nuk hiperstrofojne rolin dhe rendesine e epiteteve te jashtme, sepse si permbajtje te vet shpirterore kane njeriun.
Madje, dallimi me i madh ndermjet mitit politik dhe atij religjioz eshte se mitet politike mund te kene nje nuanse te theksuar teologjike dhe rendesi teologjike.
Miti politik mund te sherbeje religjionin si metode qe idene ta ktheje ne fakt.
Ne kete kuptim, miti nuk paraqet vetem nje rrefim qe flitet, por edhe realitet qe perjetohet, gjegjesisht behet forme e te menduarit.
Pergatiti: Salajdin SALIHU

--------------------
Carlos FUENTES
MBI MITET
Romansieri thellesisht merret me zbulimin e nje bote, te cilen doemos duhet ta ktheje ne jete, sepse e ardhshmja ekziston vetem nese ekziston e kaluara.
Mitet e njemendeta jane te gjalle, zhvillohen dhe kundershtojne njeri tjetrin, ndeshen, nuk jane inert dhe ndikojne ndaj ngjarjeve. Kontradiktat e miteve shprehen ne realitet. Qellimi im ka qene qe te konfrontoj mitet parakolumbiane me Meksiken bashkekohore. E kaluara eshte e gjalle dhe na rrethon. Nuk eshte e rastit qe germadhat e altarit te madh actek jane gjetur ndermjet dy monumenteve simbole te qytetit te Meksikos, katedrales dhe pallatit presidencial. Kultura e pergjithshme dhe menyra e jeteses eshte e pranishme edhe ne gjurmet e gjakut te flijuar.
Nuk mund te njihet Meksikoja pa njohjen e te kaluares se saj. Kjo, padyshim, vlen edhe per shtetet tjera. Shkaku i mungesen se miteve, ne vendet si Argjentina, ku kulturat burimore kishin pak ndikim, u gjet menyre per te krijuar mite. Ne kete sfere duhet nje hyrje me e hapur, dialektike.
Eshte e qarte se boshlleqet e se kaluares duhen plotesuar. Duhet te mbushim boshlleqet qe hapen ne rrefimet qe nuk jane rrefyer, asimiluar ose mbartur. Ne Ameriken Latine shpesh eshte kerkuar qe te plotesohen keto boshlleqe me endrra utopike. Duke vepruar keshtu, i kthehemi imagjinates per te ndertuar te kaluaren, me qellim qe te orientojme sa me mire te tashmen dhe te ardhshmen.
Sic ka thene njehere drejtori i pergjithshem i UNESCO-s, Frederiko Major: Doemos te jemi te afte te paramendojme te kaluaren nese deshirojme te kemi vizion te qarte per te ardhshmen

E kaluara nuk duhet pare as permes krimeve as si parajse e humbur

(Marre nga nje interviste e Carlos Fuentes-it (Karlos Fuentesit) dhene Corriere-Unesco, ne mars te


Miku jo i zakonshem
( Kjo paraqet nje ngjarje te vertete dhe teksti ne vazhdim eshte nje pjese e saj)
Veshtire eshte te luftosh, shume lehte eshte te respektosh.
Pas njoftimit me fotoreporterin e luftes nga Greqia biseda vazhdoi ne nje bar nate .
Me anglishtet tona te varfera filluam te zbulojme fatet tona jetesore per te kuptuar se fati i tij ishte histori ne vete . Mendohej shume, fliste ngadale, perseriste shpesh dhe zeri i tij i gervishtur dilte bashke me tymin e cigares dhe aromen e alkoolit ne doren tjeter. Dhe cdo fjale qe dilte nga goja e atij njeriu te regjur dalengadale me linte kohe qe gjithcka te shenoja ne gjurmet e kujtimeve te mia .
Kishte 32 vjet , mestarisht i larte, pa rrojtur gjate kohe pa prere floket e zeza qe kapeshin nga lenonkat mbi ballin e rrudhur me nje veshje krejt te thjeshte , duke u shoqeruar nga kamera e tij e vendosur ne nje material thesi te vjeteruar .
Po, nga ky njeri, qe nga shikimi i pare dukej krejt i thjeshte dilte njohuri qe te frymezon , ishte enciklopedi ne vete e 12 viteve te fundit te luftes ne Ballkan, ne Bosnje, Serbi, Kroaci, Kosove dhe se fundi edhe ne Tetove.
Keto gjera thoshte ma kepusin shpirtin e lodhur, une jam thoshte sick of tired nga jeta ime ne Ballkan ku njerezit shikojne njeri-tjetrin si pengese per te jetuar se bashku. Ne Ballkan njerezit jane te uritur per te ngrene, po , per te ngrene njeri-tjetrin, per te vendosur dhe per te ngritur kufij, per te lindur shume por edhe per te vrare shume njerez, per demokraci dhe per arme, per paqe dhe lufte, nuk e duan luften por pa te smunden te rrojne.
Thelle ishte i bindur se ballkanasit kane mentalitet te njejte , si greket, shqiptaret dhe sllavet. Kjo duhet te jete pika e fillimit te perbashket dhe asnje tjeter.
Gjate punes si reporter lufte kam fotografuar shume njerez ne lufte dhe kur kthehesha a e dini se cfare fotografova? Po ata, varrimin e tyre ose mbeturinat nga trupat e masakruar. Kjo ndodhi me shumicen e atyre qe i kam fotografuar dhe a e di se cka eshte me e keqja? Ata qe e kishin mbijetuar luften nuk kishin shpresa te vazhdojne me tej.
Dhe keshtu prej fillimit deri tash u bene plot 12 vjet e une vazhdoj te fotografoj, fotografoj sa e sa vjet ne vende te njejta, por njerez te tjere qe lindin dhe vdesin ne lufte ,ashtu sic une i nderroj filmat ne kameren time. Si duket une do te vazhdoj te perjetoj skena te tilla trishtuese edhe shume vite dhe sic duket tere jeten do te kete pune per mua ne Balkan.
Fotot e mia shprehin situata rrenqethese neper gazetat e botes, te gjithe i shohin sa e sa vite me radhe, nderrojne fytyrat. po a thua edhe problemet?Asnjehere nuk u zgjodhen me lufte.
Ata (te Evropes dhe Amerikes) suck our blood and use our brain duke mos dashur te kene konkurence ne jeten e tyre burokrate.
Duhet te behet fillimi , gjithcka pas fillimit eshte me e lehte.Puna e ka zorin sa te nise , pastaj shkon.
Jeta eshte nje vije e holle dhe dikush mund ta kepuse ate shume lehte. Besoj ne fatin si relative, si mund te jete absolute kur dikush i vret aq lehte femijet qe i kam ne foto dhe ne shpirtin tim , me thuani tani se ai ka qene fati i atyre femijeve. Ne fatin e tyre ka nderhyre dikush dhe e ka bere fatkeqesine me te madhe per njerezimin.
Cfare eshte rende te behet me thuaj!Rende eshte te luftosh, eshte shume lehte te tolerosh dhe te respektosh.
Fotografova profesorin e vrare me snajper ne Carshi te Eperme para deres se shtepise se tij, isha edhe ne varrimin e tij, e pashe nenen e tij se ciles nga vaji i ishin thare syte e mezi rrinte ne kembe. Une e pashe myftiun se si i uli duart e lidhura njera me tjetren dhe edhe une veprova njelloj. Une jam i krishtere dhe nuk kemi zakon te tille mirepo une e pata aq lehte ta bej ate, as mekat nuk bera as tradhetar u bera , une thjesht respektova . Dhe pas kesaj ata me ftuan ne shtepi dhe me dhane uje .
Nese respekton do te jesh i respektuar , ketu jane burimet e verteta te demokracise.


MENDIME TE CASTIT
KESHTU FOLI DANILLO KISHI
Beso se soneti yt vlen me shume se fjalimi i politikaneve dhe princave. Ji njesoj madheshtor ndaj princave dhe turmes. Mos u beso metaforave per trenat e historise. Mos u var ne trenat e historise se ajo eshte nje metafore e marre.
Me shkrimtarin Danillo Kish u takuam rastesisht.
Cudi.
Kisha lexuar neper gazeta se qemoti kishte shkuar ne boten e pertejme.
Beme nje bisede te cuditshme. I thashe se e kisha cmuar gjithnje dhe se kisha ndjere dhimbje kur kisha mesuar qe kishte pasur nje fat te keq ne femijeri: babai kurre nuk i qe kthyer nga Aushvici.
Se si mu duk. Fytyren ia mbuloi nje cipe trishtimi. Pastaj syte i perqendroi diku larg. Po e shihte fytyren e babait te tij.
Ai: -Une deri ne diten e sotme e shoh se si po hypen ne makine, pajton, tren dhe tramvaj. [...] Ose me rastin e vizites tone te fundit, ne vitin 1994 ne Zalaegerseg, ne nje geto te improvizuar, nga do te iki, te zhduket pergjithmone.
Une: - E ndjej dhimbjen tende Danillo. I kam pare ato rende te gjata, ato fytyra te pervuajtura. Dhe kam vendosur te shkruaj¦
Ai: - Ke vendosur te shkruash?
Une: - Po. Ka kohe qe shkruaj.
Ai: - Eshte pune e veshtire. Per cdo gje duhet ta kesh mendimin tend.
Une: -E di.
Ai: - Dyshoj.
Une: - Askush nuk ta merr kete te drejte.
Ai: - Hm. Mos fol marrezira! Po meqe ke vendosur te shkruash dua te te them: Jij i pakenaqur me fatin tend, vetem te marret jane te kenaqur. Jij i kenaqur me fatin tend, sepse ti je zgjedhes.
Une: - Mendime te cuditshme. Teper te cuditshme. Sikur kundershtohen
Ai: - Krijimi lind nga magma dhe kaosi i botes¦
Une: - Me thuaj z. Danillo, cka i nevojitet nje shkrimtari te njemendte?
Ai: (i menduar): - Kultivo dyshimin mbi ideologjite sunduese dhe mbi princat. Rri larg princave.
Kij kujdes qe te folmen tende te mos e ndysh me gjuhen e ideologjise.
Beso se je me i forte se gjeneralet, por mos u provo me ta.
Mos beso se je me i dobet se gjeneralet, por mos u provo me ta.
Mos lejo te te bindin se shkrimi yt nuk ka dobi shoqerore.
Mos mendo se shkrimi yt eshte pune e dobishme shoqerore.
Beso se soneti yt vlen me shume se fjalimi i politikaneve dhe princave.
Ji njesoj madheshtor ndaj princave dhe turmes.
Mos u beso metaforave per trenat e historise.
Mos u var ne trenat e historise se ajo eshte nje metafore e marre.
Mallkimin e profesionit tend mos e perziej me obsesionin klasor.
Mos u beso atyre qe te thone se kjo bote eshte me e keqe se te gjitha.
Mos u beso profeterve sepse ti je profet.
Mos u bej profet, sepse arma jote eshte dyshimi.
Ki ndergjegje te urte: xehetaret nuk te duhen per asgje, sepse ti je vet xehetar. Mos kerko arsyetim moral per ata qe kane tradhetuar.
Besoju atyre qe paguajne shtrenjte moskonsekuencen e tyre.
Mos shkruaj sipas porosive te dites.
Mos u perbeto ne amshueshmeri, sepse do te pendohesh.
Mos u perbeto ne cast se do te pendohesh.
Ki ndergjegje te urte: princat nuk te duhen sepse ti je princ.
Cmimet qe ti japin princat merri me indiference, por mos bej asgje qe ti meritosh.
Mos u bej servil se princat do te te marrin per portier.
Mos u bej burravec, sepse do tu ngjash portiereve te princave.
Mos perfaqeso kombin tend, sepse kush je ti qe te perfaqesosh kedo tjeter pos vetes.
Mos u bej opozite, sepse ti nuk je kundruall, ti je poshte.
Mos u bej me pushtetin dhe me princat, sepse ti je mbi ta.
Mos krijo program politik, mos krijo kurrfare programi: ti krijon nga magma dhe kaosi i botes.
Mos mendo se shkrimtaret jane ndergjegje e njerezimit, ke pare shume qelbanike.
Mos shkruaj per festa e jubile.
Mos shkruaj lavdime se do te pendohesh.
Mos shkruaj per koloset popullor sepse do te pendohesh.
Mos i beso mendimit shkencor.
Mos perdor gjera te pergjithshme dhe citate ideologjike.
Kur eshte aheng i pergjithshem ska arsye qe edhe ti te marresh pjese.
Mos bisedo me injorantet per gjerat qe per here te pare i degjojne nga ti.
Mos u merr me kurfare misioni. Kij kujdes nga ata qe marrin mision.
Mbi temem letersia e angazhuar hesht si peshku: punen lere ne dore te profesoreve.
Ne kujtim te socialist nderpreje cfaredo bisede te metutjeshme.
Njihe mendimin e te tjereve pastaj hudhe.
Mos u beso statistikave, shifrave as deklaratave publike: realiteti eshte ai qe nuk shihet me syrin e gjalle.
Mos i vizito fabrikat, kolhozet, punishtet: perparim eshte ai qe nuk shihet me syrin e gjalle.
Dije se cdo gje qe nuk e ke thene ne gazeta nuk eshte humbur pergjithmone , ajo eshte turbe.
Mos e mbro relativizimin e vlerave: kierarkia e vlerave ekziston.
Mos u shoqero me askend: shkrimtari eshte vetmitar.
Ruaju nga ata qe te ofrojne zgjidhje definitive.
Mos u bej shkrimtar i pakicave.
Mos shkruaj per lexuesin mesatar. Te gjithe lexuesit jane mesatar.
Fjalet tua vlejne me se paku. Fjalet tua jane me te vlefshmet.
Kij ndergjegje te paster ne raport me privilegjet qe ti sjell zanati i mjeshtrise sate prej shkrimtari¦
Keshtu foli Danillo Kishi
Zeri i tij filloi ngadale te humbej. Ndjeja se gjumi po mi rendonte kapaket e syve. Danillo Kishi filloi te largohej.
Une: Ku po shkon?
Ai: (i buzeqeshur) - Ne enciklopedine e te vdekurve.
Une: - Clyp atje te te vdekurit, Danillo?
Ai: - Mos mendo per vdekjen dhe mos harro se je i vdekshem. Mos i beso pavdekshmerise se shkrimtarit, ato jane marrezi te profesorit.
Pastaj dikush e pyeti se mos i dhimbte dicka.
Ai: - Po. Jeta

Salajdin Saliu



KINEMATOGRAFI
ELIZA DUSHKU CAN NE HOLLYWOOD
E reja shqiptare e gjen veten ne shume projekte filmash te kinematografise amerikane dhe angazhimet e saj jane te pafund. Aktorja 22 vjecare ka nje kariere te suksesshme ne Holliwood qe krahasohet deri diku me suksesin e te madhit John Belushi, nje tjeter shqiptar qe arriti te debutonte ne artin e shtate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.




Ardi PULAJ / TIRANE


Mjafton qe ne nje motorr kerkimi ne Internet te shkruash emrin Eliza Dushku, menjehere do te shfaqen qindra faqe te ndryshme me informacione, fotografi, pershendetje, vleresime, suksese… per shqiptaren e cila ka care ne boten e kinematografise amerikane, duke u paraqitur si nje emer i ri i cili po shfaqet me ngulm ne filmat e fundit te Hollywoodit.

Eliza Dushku e lindur me 30 dhjetor 1980 ne Boston Massachusetts, nuk e ka per here te pare debutimin e saj nje prodhimet e studiove kinematografike me ne ze te Hollywoodit.

Ne filmin e fundit te Columbia Pictures,The New Guy ajo luan nje nga rolet kryesore. Filmi komik e merr temen nga jeta e adoleshenteve ne shkollat e mesme.

Me e vecanta ne filmin me regji te Ed Decterit jane disa dialoge ne shqip. Eliza Dushku tregon origjinen e saj kur thote se gjyshen e ka shqiptare.

Aktorja 22 vjecare ka nje kariere te suksesshme ne Holliwood qe krahasohet deri diku me suksesin e te madhit John Belushi, nje tjeter shqiptar qe arriti te debutonte ne artin e shtate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Debutimi i pare i Eliza Dushkut ishte ai i vitit 1992 ne filmin dramatik “That Night. Me pas ajo interpretoi ne This Boys Life dhe nje vit me vone ne True lies me te famshmin Arnold Schwarzenegger.

Filmi i vitit 2000 Bring it On me tematike po nga adoleshenca fitoi shuma te konsiderueshme nga shfaqjet ne kinemate amerikane. Elizen do ta shohim pas pak muajsh ne filmin e ri me aktorin Robert De Niro ne City by the Sea.

Biografi


Eliza Patricia Dushku eshte lindur ne Boston ne vitin 1980. Ajo u lind ne Masacusets dhe ne moshen 19 vjecare nisi qe te punonte per teatrin e femijeve ne Watertown, vend ku ajo edhe sot e kesaj dite preferon te interpretoje per te vegjlit qe paraqesin probleme ne shendetin e tyre.

Ne moshen dhjete vjecare, Eliza beri debutimin e pare ne filmin “That night. Filmi i vitit 1992 i dha Dushkut nje rol te rendesishem duke e nxjerre ate ne drite dhe ne te njeten kohe duke e lancuar ne boten e kinemase.

Ne vitin tjeter, Eliza intrpretoi rolin e personazhit me emrin Pearl perkrah aktorit te famshem te Titanikut, Leonardo di Caprio ne vitin 1993. Leonardo i dha Elizes shume mesime te vlefshme. Ajo ishte ne pozita shume te veshtira me studentet dhe mesuesit ne lidhje me karrieren e saj ne kinematografi. Di Caprio i ndryshoi gjerat paksa per te.

Duke qene me me shume pervoje ne kete drejtim, duke qene nje idhull per shume e shume njerez, qe ne moshe te re, Di Caprio i mesoi Dushkut se si te vepronte ne situata kur gjendej e kercenuar si dhe njekohesisht nga ‘rreziqet’ e shkolles se larte. Per kete gje dhe per leksionet e vlefshme, Dushku gjithnje thote: ¦ Per kete gje Leonardo di Caprios i jam shume mirenjohese. Me dha mesime se si te perballoja gjendje ne te cilat shpesh here ndjehesha shume keq, jo vetem mes studenteve por edhe mesuesve te mi.

Shqiptarja Eliza Dushku, vazhdoi te angazhohej ne karrieren e saj te sapo nisur, me role te tjera, pak me te rendesishme.

Filmi i fundit te te cilit ajo ka interpretuar eshte “Bring it on, ku ajo luan rolin e nje nga vajzave qe mbeshtesin skuadrat e ndryshme ne sport (cheerleader).

Perpara kesaj Eliza shfrytezoi vitet e saj dhe u largua per pak kohe nga aktrimi per shkak se i duhej te diplomohej dhe kete gje e arriti me sukses. Dushku eshte pranuar njekohesisht nga Universitetet e Bostonit dhe Xhorxh Uashington, ne te njejten kohe qe ajo ishte duke punuar per filmin Buffy the Vmpire Slayer dhe me pas Angel.

Eliza jetoi ne Watertown te Masacusets ku edhe u diplomua ne shkollen e larte.

Ne gusht 1998, aktorja me origjine shqiptare Eliza Dushku finalizoi marreveshjen e saj me stafin e filmit Buffy dhe shkoi ne Los Angeles.

Duke pasur parasysh faktin se minorenet duhet te punojne vetem disa ore, ne baze te ligjeve, ajo eshte cliruar nga prinderit e saj, qe te dy profesore kolegji.

Kohet e fundit Eliza shkoi ne Los Angeles me Nate, vellane e saj me te madh nga tre vellezerit. Ai eshte njekohesisht edhe miku i saj me i mire duke e quajtur si partner ne krim.

Gjerat e preferuara


Eliza si cdo person i ri ka gjerat e saj te preferuara, qe deshiron ti beje cdo dite, por ketu nuk perjashtohen edhe ato qe ajo nuk do te beje. Keshtu persa i perket muzikes, per Eliza Dushkun, grupi me i preferuar eshte “Beastie Boys, spektakli televiziv me i pelqyer prej saj eshte “Late Night with Conan OBrien. Persa i perket zgjedhjes se saj me te mire ne kinematografi, Eliza vecon filmin Beaches, nga letersia librin Kumbari.

Elizes i pelqen me shume ngjyra e zeze, ndersa hobet sportive jane hokej ne akull per vajza.

Asaj gjithashtu i pelqen qe te jete here pas here prane familjes dhe per kete gje ajo thote: e dua familjen time, eshte gjeja me e shtrenjte qe kam, eshte me e mira. Sa here qe kam shansin dhe mundesine te shkoj te shoh familjen time, mendoj se eshte gjeja me e kendeshme.


Shume informacion per te


Jane me dhjetra faqe ne rrjetin e madh te Internetit te cilet flasin per Eliza Dushkun shqiptaro-danezen e lindur ne Amerike dhe qe ka bere karriere ne artin e shtate aty.

E mirenjohur nga audienca televizive per rolin e saj si Faith ne WB Network tek Buffy the Vampire, numeron edhe disa fima te tjere si dhe vendoset ne krah te aktoreve te njohur te Hollywoodit.

Vlen ketu te permendet filmi True lies ne 1994 kur Eliza luan rolin e vajzes se personazhit te interpretuar nga Arnold Shwarzenegger. Ne te njetin film interpreton edhe Jamie Lee Curtis.

Nje tjeter arritje eshte ajo ne filmin e vitit 2000 Bring it on se bashku me Kirsten Dunst. Filmi ishte nje nga prodhimet kinematografike te veres qe shenoi fitime te paparashikueshme.

Eliza Dushku, menjehere pas kesaj pati nje ngarkese shume te madhe me shume projekte te reja te filmit.

Mes tyre perfshihen edhe filmat e vitit 2001 Soul Survivor, nje histori horrori adoleshentesh ku luan se bashku me Casey Affleck e Wes Benteley dhe The new Guy, nje tjeter komedi rreth horrorit ne jeten universitare.