A R T E

Kaqja kryesore | Makiaveli | Histori | Kultur | Humor | Letersi | Poezi | Shendet | Chat | Libri i mysafireve | Foto 1 | Foto 2 | Aforizam | Muzik | Jamaica

T R E G I M E (PROZE E SHKURTER) ARTHUR SCHOPENHAUER
MBI FEMRAT




Me vajzat natyra krijoi atE qE nE aspektin dramatik quhet shpEr-thim, duke u falur nE pak vite njE bukuri, tErheqje e plotEsi tE tepruar nE kurriz tE gjithE pjesEs tjetEr tE jetEs sE tyre nE mEnyrE qE ato tE mund tE zotErojnE fantazinE e njE burri nE njE masE tE tillE sa ta detyrojE atE tE marrE pErsipEr pErkujdesjen pEr tE gjatE gjithE jetEs sE mEvonshme; hap ky i cili me sa duket nuk do tE hidhej pas njE procesi tE arsyeshEm mendimi. KEshtu natyra e pajisi femrEn, si cdo krijesE tjetEr tE saj, me armEt dhe veglat qE i duhen pEr tE siguruar egzistencEn e saj gjatE gjithE kohEs qE ai (sigurimi) i nevojitet; sigurisht me gjithE kursimin e saj tE normalshEm. Ashtu si milingona femEr humb krahEt e panevojshEm tashmE bile tE rrezikshEm pEr pjellEn e saj, humb femra nE shumicEn e rast-eve pas njE ose dy lehonash buku-rinE e saj. Mbase pikErisht pEr tE njEjtEn arsye. PEr kEtE vajzat e reja i futin cEshtjet shtEpiake ose ato tE punEs nE zemrEn e tyre tek cEshtjet anEsore mbase bile edhe tek qejfi. Si cEshtjen e tyre krye-sore ato shohin dashurinE, pushti-met dhe gjithcka qE lidhet me to si tualeti, kErcimi e me rradhE.

Sa mE fisnike dhe e pErkryer tE jetE dicka aq mE vonE e mE ngadalE arrin ajo pjekjen. Burri nuk e arrin dot pjekjen e arsyes dhe forcEs sE tij shpirtErore para vitit tE 28; femra nE tE tetEmbEdhjetEn. Por ka dhe pas kEtij fakti njE arsye, edhe pse tE matur kursyeshEm. Pra-ndaj mbeten femrat gjatE gjithE jetEs sE tyre fEmijE, shohin vet-Em tE nesErmen, ngjiten pas tE tashmes, marrin shEmbEllimin e dickaje pEr vete sErish dhe u vEnE me shumE rEndEsi vogEl-sirave sesa cEshtjeve tE rEndE-sishme. EshtE i arsyeshEm sepse nE bazE tE saj (arsyes) njeriu nuk jeton vetEm tE tashmEn si kafshEt, por vlerEson dhe paramendon tE shk-uarEn dhe tE ardhmen, proces ky nga i cili rrjedh kujdesi, brenga dhe ankthi i shpeshtE...




SEN FAOLIN
PAFAJESIA




Gjate tere muajit murgeshat e pergatiten djalin tim te vogel per rrefimin e pare. Disa dite ai do te shkoje me veture nga shkolla ne kishen famullitare; do te futet ne kabinetin e cuditshem ne skaj te anijates dhe, permes mugetires se kutise se fshehte, do ta shikoje, pas grilave, fytyren e priftit plak. Do tia pranoje djallezine e vet kesaj fytyre te zbehte e te kryqezuar. Do te kete pak frike, por do te kenaqet, sepse nuk i beson keto gjera per te, kjo eshte nje loje qe murgeshat dhe prifti e luajne ne mes veti.

Si mund ta besoje? Murgeshat i thone se Jezusi femije ishte i pikelluar kur sishte djallezor. Por ai asnjehere nuk ishte djallezor, prandaj, cfare rendesie ka kjo? Po qe se i kishin treguar se ne vend te pikellimit ai nxiste Buklen, apo Dy Gishterinjte, apo Robinin ne Vesh te Lopes, te gjitha keto qe gjenden ne kodren mbi shtepine tone, atehere do tu besonte njesoj. Ta dini se genjen, eshte genjeshtar i tmerrshem, dhe kur luan letra me mua, ben hile sa mundet, ndersa kur e mund, terbohet nga hidherimi, syte i mbushen lot dhe i hedh letrat ne dysheme duke me quajtur - derr. Per kete shkak e dua aq shume dhe e perqafoj, sepse kjo e ben transparent dhe te pafajshem; naten, kur me kujtohen lotet e tij, me vjen te shkoj ne dhomen e tij e tia mbaj doren e trashe e te djersitur te mbeshtetur mbi carshaf duke shtrenguar nje thesar si bobina e filmit. Si mund te besoje se Zoti do te hidherohet kur genjen ose e quan babain - derr?

Po, e urrej pergatitjen per rrefimin e pare sepse nje dite ai do te beje vertet dicka djallezore, e di se cfare frike do te ndjeje ate dite dhe kete nuk mund ta parandaloj.

Kurre sdo ta pranoj heren e pare kur e kam kuptuar qe kam bere mekat. Kishin kaluar vite prej kur kisha filluar te rrefehem, prej moshes shtate vjecare, aq sa eshte im bir tash, duke u rrefyer per gjera te njejta, sic do te beje edhe ai tash. t, kam genjyer At, e kam harruar lutjen e mengjesit¦ At, nuk i kam degjuar prindet,kaq, At.Keto ishin te verteta. I kam bere keto gjera, por, sikur djali im, asnjera nuk eshte mekat, sepse genjeshtrat dhe lojerat femijerore nuk mund te jene mekate. Nje pasdite te mjegullt dimri, pas Krishtlindjeve, shkoja te rrefehem, si zakonisht, ne kishen e vjeter e te erret te Shen Augustit, poshte ne lugine, larg nga trafiku i qytetit, nje vend i ftohte, i lagesht dhe kuterbues, si varr. Pas pak e rrenuan, edhe sikur te mos e rrenonin, ajo vete do te rrenohej. Ishte nje prej atyre kishave ku gjeje gjithnje dy lypes qe strehoheshin nga moti i lig ne kopsht apo ne ndonje galeri te prapme te erret; dhe gjithnje, ne nje qoshe, ishte nje grua e mjere e mbeshtjelle me shall qe pershperiste lutjet si era qe ndeshet me siperfaqen e pllakave. Ngjyra ishte gjithnje e fresket, por bankat e drunjta dhe dyshemeja ishin vjeterruar. Prifterinjte visheshin me mantel te zakonshem Augustinian me kapele. Sidoqofte, nje te huaji kjo kishe do ti dukej e zymte. Por une isha mesuar me te nga momenti i pare kur me pat sjelle nena per tiu perkushtuar Shen Monikes, nenes se Augustit, dhe me pelqente drita e qirinjve perballe piktures se saj, qoshet e erreta nen galeri, kutite e ngushta te rrefimit me perdet e purpurta te renda, perfundi te cilave shiheshin thembrat e mekatarve te pergjunjur.

Ate janar te ftohte, isha krenar qe pergjunjesha perballe Shen Monikes, i ndricuar me qirinjte e lypesareve te saj. Lexoja listen e mekateve ne librin e lutjeve, duke u dhene perparesi atyre qe i njihja dhe duke kapercuar ato qe nuk i njihja, kur, pernjehere u ndala te nje emer mekati qe e kisha kapercyer pa e perfillur, si mekat qe ska te beje me mua.

Edhe tash, kur po i shkruaj keto fjale, me kaplon nje ndjenje tmerri nga fakti se une e njihja ate mekat. E njihja shume mire. Asnje kriminel nuk ka ndier ndonjehere me shume frike kur dora e policit eshte mbeshtetur ne krahun e tij, se sa une ate dite kur i shikova i tmerruar ato fjale

Iu bashkangjita radhes se heshtur te te penduarve qe prisnin prane murit. Me ne fund hyra ne dhomen e zymte te rrefimit. I thashe pafajesite e zakonshme. E pershperita mekatin.

Prifti ishte nje burre plak. Aq i vjeter e i dobet, sa ralle here e lejonin te bente dicka tjeter pervec meshes dhe rrefimit. Sa here qe predikonte, llomotiste me ore te tera; njerezit ngriheshin dhe shkonin; sakristani nxjerrte koken nga dera e dhomes se tij, me deshperim; ne fund, nje djale altari do ta dergonin ti binte gongut ne shkallet e altarit qe ti jepte fund. E pata pare tre here ate djale duke i rene gongut, derisa zbriti nga foltorja.

Kur prifti plak degjoi ate qe i thashe, renkimi i tij jehoi deri ne skajin me te larget te kishes. Mbeshteti fytyren ne grila dhe tha biri im si te gjithe prifterinjte qe therrasin te penduarit gjate rrefimeve. Pastaj filloi te me pyese per detaje. Kete nuk e kisha llogaritur. Kisha menduar se do ta them mekatin dhe do te falem: deri atehere te gjithe prifterit me kishin thene se isha djale i mire dhe kishin kerkuar te lutesha per ta si engjell, lutjet e te cilit kane efekt special. Pas kesaj ikja ne shtepi duke kercyer nga gezimi.

Ne kete pyetje u pergjegja me te dridhur se ajo kishte ndodhur me shume se nje here Sa shpejt fillojme i shmangemi te vertetes! he i thashe, Po, At, ndodhi me nje tjeter. Pas kesaj ai e leshoi edhe nje renkim, per cka une doja ti lutesha te mbante qetesi se njerezit perjashte mnd ta degjonin. Pastaj me pyeti nje gje qe mi djersiti shuplakat e duarve. Me pyeti nese kisha perjetuar ndonje keqtrajtim prej tyre. Ne fillim nuk e dija kuptimin e pyetjes. Pastaj format e tmerrshme te te kuptuarit filluan te zvarriten drejt meje rrugeve te errta te padijes sime, ne nje menyre te turbullt e kuptova qe ai po me merrte gabimisht per nje vajze. Thirra se asgje nuk me kishte ndodhur, At. Asgje! Asgje! Asgje! Por ai vetem psheretiu si fryma e jugut dhe tha:

Oh, femija im i mjere, kete do ta kuptosh pas disa muajve.

Ne kete moment me erdh qe te ikja. Isha ne gjendje t’i sajoja cfaredo rrefimi, cfaredo genjeshtre, vetem qe tu jepte fund pyetjeve. Cka i thashe, nuk e di, por me njefare menyre, e bera plakun te kuptonte se une isha mekatar mashkullor. Pyetja qe pasoi, me theu teresisht:

E qarte, e qarte. Atehere, me thuaj, o femije i mjere, ishte grua e martuar ose e pamartuar?br>

Nuk ka nevoje te them se sot, kur me kujtohet kjo aventure absurde, me vjen te qesh, ndonjehere me kete i beja te qesheshin edhe miqte me pyetjen dhe me renkimet e tij, me mua dhe me thembrat qe dukeshin nga jashte perfundi perdes dhe qe trokitnin si kastanjeta, me mekataret qe prisnin ne radhe e qe me siguri pyesnin veten a thua cka po ndodh aty brenda. Pastaj une u ndjeva si kelysh i zene ne kacube, duke u perpjekur te thoja ate fjale qe do te ishte pararendese e fjaleve bekuese te tij Absolvo te pas se ciles do te me tregonte se cili ishte ndeshkimi im.

Ajo qe thashe nuk me kujtohet. E tera qe neper mjegull me kujtohet eshte se si ika para syve te radhes se mekatareve, eca neper anijate, sa me larg qe mundja nga ciltersia e Shen Monikes, ne qoshet e erreta nen galerite ku te varferit mblidheshin te dielave. Te gjitha keto i pashe neper tym. Syri i kuqrremte i llampes se shenjte ndricimi i vetem i qirinjeve me veshtronte mua. Gruaja e mbeshtjelle me shall psheretiu per mua. Era perfundi gjunjeve te mij iku nga une. Lypesi ne qoshe, qe germonte hunden dhe qe e kruante veten ishte Pastertia vete, ne krahasim me mua.

Ne rruge, ndertesat dukeshin te errta dhe te lagura nen qiellin e zbehur pas Krishtlindjeve. Lart mbi qytet dukej vetem nje yll i vogel. Ishte aq i ndritshem e i larget sa dhe pafajesia e humbur. Dritaret e zbrazta qe e mbanin qiellin dimeror ishin ngrysur.

Muret e lageshta nga cimentoja ishin te zeza. Shetita me ore te tera. Kur hyra ne shtepi nena me pyeti rrepte se ku kisha qene kurse une e genjeva me genjeshtra te verteta, sepse desha ta mashtroj, dhe e dija qe prej ketij momenti une do t’i mashtroj njerezit gjithmone, sepse thelle ne mua kishte dicka qe askush nuk guxonte ta zbulonte. Kisha frike nga nata e erret qe afrohej. Dhe serish me prisnin rrefime te tjera kur duhej te rrefehesha per keto genjeshtra te reja qe sapo ia kisha thene priftit plak dhe nenes sime.

Kjo ngjarje tash i ka dyzet vjet: dicka qe moti ka zene vendin e vet te parendesishem. Mirepo, sa here e kujtoj djaloshin e vogel qe mes duarve te djersitura shtrengon librin e lutjeve dhe e rrudh hunden ne cdo fjale te veshtire nuk me qeshet. Madje as qe ndihem mire kur e kujtoj rrefimin e dyte pasi e kisha kontrolluar mire listen e mekateve per ta gjetur emrin e pershtatshem per mekatin tim. Sepse, ajo qe i thashe priftit ishte , kam bere tradheti bashkeshortore. Me nje butesi te pakufishme ai me tha se e kisha gabim dhe se kete mekat nuk do ta njihja edhe shume vite te tjera, pra per kete mekat se pari duhej te martohesha - e pastaj me tha te lutesha, se isha nje djalosh shume i mire, dhe me percolli ne shtepi duke kercyer nga gezimi. Kur e kujtoj kete dhe e shikoj ate Adam te vogel, ai shnderrohet ne yll, largesia dhe butesia e te cilit nuk mund te pershkruhet, ndersa une psheretij si prifti plak dhe kjo nuk me ndihmon te kuptoj se ai e luan lojen e at, kam genjyer At, kam harruar ta them lutjen e mengjesit¦ At, e kam quajtur babane derr.


(Nga anglishtja: Doruntina Basha)



DROGA -PARAJSE ARTIFICIALE (DRUGS-FALCE PARADISE)

Droga qe prej fillimit te shekullit XIX-te ka perbere shpesh bileten hyrese ne letersi te nje numri te madh shkrimtaresh. Perse ndodh kjo? Kush ndikon ne zhvillimin e kesaj forme?Ne kete drejtim punoi per te kuptuar Maks Milner , profesor i letersis ne Univerzitetin e Sorbones, i njohur vecanerisht per studimet e tij "Djalli ne letersin franceze , nga Kazoti tek Bodleri".Sic verejm , breda nje shekulli, kaloi nga kurioziteti mondan i viteve 1840 per hashashin, ne ne pervojen e kufizuar te "Grand Jeu"she miqeve te Rozher Zhilbert-Lecontit.Mes ketyre dy pervojave e kemi Luften e Pare Botrore me labirinthet dhe tmeret kanibale te saje…Gjithcka qe kerkohej tashme kishte ndryshuar.Zhgjendra dhe preukupimi i botes kishte prekur edhe poezin."Arti dhe droga behen ngushlluesite dhembjes se te jetuarit"- konstatoi Mileri. Ai imagjinote te hynte brenda vetes per te gjetur dicka me te bukur me hynore ate qe smund ta gjente ne natyre.Dekadentet romantik dhe modern doni te aratiseshin trupit te tyre per te pare nje mrekulli hinore e te cuditeshme te quajtur , OPIUM, KOKAINE, MESKALINEose ETER dhe duke mare keshtu mbi veten dhe riskun per te mos e integruar dot asnjeher me mbeshtjelljen e tyre mishtore.Te pikturojsh jeten jashte vetvetes ishte avantura me e madhe e nje shekulli ne te cilen farmacia ishte ajo qe u vinte ne ndihme artisteve te magjishem. Po sic thote Maks Milneri "nuk mund te kete ne te njejten koh parajse dhe te aftesis edhe te largesis nga mendimi". Ja edhe nje imazh me kokeposhte i shpirtrave te pushtuar nga vegullia , te te droguarve te letersis, te cilet me teper se nga cdo gje tjeter , ishin te droguar nga vete letersia.

THOMAS DE QUINCEY
Nje enderrimtar i pangopur! Ehe ky ne nje liber te famshem do te permedej si "ngrenes opiumit".I frymzuar nga Kolixhi i cili ishte 13 vjet me i madhe se ai De Kinsi do te shkruaj himnin kushtuar "te vetmit, te imit, dhe te pushtetshmit opium".Dhe me ndihmen e Myse i cili ishte ne moshen 18 vjecare do te perkthej nga frengjishtja "Refimet e hamsit te opiumit anglez" me ane te se ciles me vone u frymzua Bodleri dhe e shfaqi kete "si bilet hyres" ne vepren e vete "Parajsa artificale" .Periudhen me pjellore do ta kishte kur De Kinsi do te hiqte dore perfundimishte nga opiumi dhe ku do ti shfaqte vet imazhet te krijuar prej efekteve te tij.

CHARLES BAUDELAIRE
Endra e tij do te prek parajsen po vetem ne menyr te genjeshtres nepermjetb hashashit.Keti do t'i bente ne perdorim te moderuar duke konsumuar rregullisht opiumin dhe veren.Vera u konsideronte si pije mr vyrtite sociale sepse gjente perdorim me te madh ne popull. E denote konsumimin e narkotikeve qe behej per arsye jo morale , por relogjioze "Do te thoja se helmet ngacmuese me duken jo vetem nje nga me te tmershmit e me te sigurtit mjete me te cilen vjen ne fuqi Shpirti i Erresires per te rekrutuar dhe mposhtur humanizmin e vajtueshem , pore edhe nje nga nderfutjet e tij me te persosura ". Shum vone ai i cmitizoi efektin e droges, te cilat gebjeshtrojn e genjejn shpresat dhe deshirat e atij qe jepet pas saj.

ROBERT GILBERT - LEKOMTE
Ndryshe nga suralistet dhe Bretoni te cilet ishin kunderven plotesishte droges, antaret e Grand Jeu i benin asaj nje konsumim te bollshem.Nje raste i vecant eshte ai i Robert Gilbertit i cili me 1943 do te vdiste nga tetanozi , te cilen e mori prej nje injekcvioni me heroin."Nuk kishte me force mes meje e hicit pervec kesaj pamjeje te fundme te deshpruar'. Persa i takon toksimit ai dikur e bekonte per te luftuar kunder nje jete te keqe e te dhembeshme , pore kishte te tjere qe e vlersonin si "nje vrasje te ngadalshme". Eshte e vertet se me 1924 do te shkruaj poemen "Tetanozimistik"


IGNAZIO SILONEVIZITA NE BURG
Nje njeri i vogel, kembezbathur e leckaman, me pranga ne duar, ecte midis dy karabiniereve, duke u luhatur rruges se shkrete plot pluhur, me ritmin e rende vallezues, mbase ishte i cale, ose i plagosur ne njeren kembe. Midis dy fytyrave me uniforma te zeza, qe ne bardhesine e drites se veres dukeshin si maska vdektare, i ziu kishte nje shkelqim te cuditshem tokesor ne fytyre, si kafsha e kapur ne shpelle. Ne shpine kishte bohcen nga e cila depertonte nje zukatje si e cinxerit qe sikur ndiqte keto kercime.
Ajo pamje te nxiste gaz e keqardhje, dhe une kete e shikoja nga pragu i shtepise, me abetaren ne preher, duke u ndeshur per here te pare me zanore e bashketingellore; ishte nje argetim i papritur qe me beri te qesh. Kerkova te gjeja dike me te cilin do ta ndaja gezimin, dhe ne ate cast, nga brenda shtepise, degjova hapat e rende te babait.
Shiko sa qesharak qe eshte, i thashe duke qeshur.
Babai me shikoi ashper, me ngriti lart, duke me terhequr per veshi dhe me shpuri ne dhome. Kurre me pare nuk e kasha pare aq te pakenaqur me mua.
Cka paskam bere? e pyeta duke ferkuar veshin qe me dhembte.
Mos qesh asnjehere me te burgosurin.Pse?Sepse ai mund te mbrohet. Dhe, mbase eshte i drejte. Me nje fjale: eshte fatkeq.
Pastaj, pa fjale, me la vetem ne dhome me nje shqetesim te ri. Zanoret e bashketingelloret dhe kominimmet e tyre te komplikuara nuk me interesonin me.
Po ate nate para se te me coje ne shtrat ne kohen e caktuar, babai me shpuri ne shesh, gje qe ndodhte rralle; ne vend qe te rrinte, si zakonisht, me miqte e Shoqates per ndihme reciproke ai u ul ne nje tavoline para kafenese se .Njerezve te merituar ku zoterinjte ngiheshin me freskun pas dites se nxehte. Ne tavolinen e vogel, prane gjyqtarit ai bisedonte me mjekun e bashkise.
“Per cka eshte akuzuar njeriu qe e burgosen sot? pyeste babai gjyqtarin me te cilin kishte marredhenie te mira.
Ka vjedhur u pergjegj gjyqtari.
Nga eshte vjedhesi? Eshte endacak? Ose i papune pyeste edhe me tutje babai.
Punetor, murator, ndihmes ne fabriken e tullave, si duket e ka vjedhur patronin, u pergjegj gjyqtari. Mos te ka vjedhur ty dicka Cudi, tha babai. “Kembezbathur e leckaman, sic e pashe une, me pare i ngjante njeriut qe e kane vjedhur.Kjo pamje e fatzinjve ne pranga, te shoqeruar me karabiniere, asokohe ishte shume e shpeshte ne rrugen ku banonim, sepse asaj rruge kalonin ata qe i burgosnin neper fshatra qe binin nen pergjegjesine e gjyqit tone. Detyroheshin te vinin ne kembe, sepse nuk kishte transport te pershtatshem.
Mbi pjesen e vjeter te fshatit dukeshin muret e nje keshtjelle te vjeter; grupe te medha te shtepive te zeza fshatare, shume ahure te gerryera ne shkemb, disa kisha dhe ndonje pallat i pabanuar: por vitet e fundit, me rritjen e popullsise, fshati zgjerohej drejt lugines, ne te dy anet e lumit, kurse rruga jone ishte arteria kryesore qe shpiente drejt fushores Fucino: rruge me qarkullim te dendur dhe te zhurmshem. Nuk e kishte tabanin e forte, ndaj ndryshonte pamjen ne cdo stine; e paqendrueshme dhe mashtruese si shtrati i lumit, me pare i ngjante nje shtegu te gjere fshati, plot gropa me balte e bore gjate dimrit, dhe pluhur verbues gjate veres. Shtepiat, kryesisht dykateshe, te rrjeshtuara ne te dy anet e rruges, nuk mbroheshin as nga balta as nga pluhuri, e as nga zhurma; dhe ishin gjithsesi shume te zhurmshme, sepse kishin perplot zanatcinj.
Ne agun e pare rruges sone kalonin tufat e dhive e dhenve, gomereve e mushkave, lopeve; kalonin qerret me fshatare qe shkonin ne pune drejt lugines; kurse ne mbremje ktheheshin me shenjat e lodhjes, dhe perseri kalonte procesioni i njerezve dhe kafsheve. Gjate kesaj kohe rrugen para shtepive e mbushnin zanatcinjte; drugdhendes, kepucare, farkatare, kazanxhinj, vozaxhinj, bojaxhinj, kurse mesit te saj kalonin rrjeshtat e gjate te qerreve te ngarkuara me dhe te kuq qe i terhiqnin mushkat. Dheu i kuq nxjerrej me mjete primitive ne xeheroren e vjeter te gerryer ne faqen e malit dhe dergohej te hekurudha. Askush ne fshat nuk e dinte ku shkonte. Shume shpesh, kur bente kohe e keqe, sidomos dimrit, ndonje rrote e qerres sharronte ne gropen e mbuluar me balte dhe gjithe kolona e dheut te kuq ndalej me ore te tera, bashke me sharjet dhe britmat e qerrexhinjve.
Disa vjet me vone kur babai vendosi te me merte ne Fucino, per mua kjo ishte ngjarje me rendesi. Pernjehere ndieva se isha bere burre. Me zgjoi heret ne mengjes, ishte ende terr, por ai i kishte pergatitur qete dhe e kishte sjelle qerren para deres se shtepise. Cuditerisht, ne dhomen e vekut tashme degjohej zhurma e pedalave dhe drugez. A thua nena punonte? Por ajo erdhi menjehere te pinte me mua qumeshtin me kafe dhe te me jepte ndonje keshille. Me kujtohet se me kishte porositur qe kur te arrij ne Fucino, te ruhem nga dielli. Ata qe per here te pare shkojne ne fushore, me tha,gjithmone i djeg dielli.Pastaj me percolli deri te qerrja. Cdo hollesi e rriste shqetesimin. Ne driten e zbehte te agimit madhesia e qeve, thjeshtesia dhe vrazhdesia e gjerave te ngarkuara per punen e dites pllugu, thaset e fares, bidonet e ujit dhe te veres, kosharet me ushqim dhe befas, kukurisja rituale, por megjithate e papritur e gjelit, e gjithe kjo zbulonte per mua peshen e jetes ne te cilen po hyja. Duhej nisur heret sepse kishte mbi tete kilometra deri ne mes te fushores, deri te arra jone, por ishte mire, edhe per ne edhe per qete qe te arrijme pa lindur dielli.
Qerrja qe e terheqin qete leviz me hapin e njeriut. Por kjo ngathtesi e saj pajtohej me disponimin e djaloshit qe hedh hapin e pare ne jeten e te rriturve. Veshtroja fshataret qe ecnin para ose pas nesh ne kolonen e qerreve dhe kafsheve dhe perpiqesha te sillem si ata, duke fshehur shqetesimin. Habitesha se si edhe ata qe njiheshin mire dhe ishin miq pershendeteshin vetem me levizje koke. Ishte dite pune e jo feste. Nuk me vinte keq as pse babai, i kredhur ne mendime, nuk me foli asnjehere, duke treguar keshtu se per te une nuk isha me femije. Ishte i papritur zbulimi dhe pamja e fshatit nga vendi ku kishim arrdhur. Asnjehere me pare nuk e kasha perjetuar fshatin keshtu, te tere, me nje vend, para meje dhe jashte meje Thuajse nuk e njoha: shtepi te shperndara ne te caren e malit te zhveshur.
Sa me shume qe largoheshim lugines, fshataret, qerret, mushkat, gomeret kthenin majtas e djathtas, derisa nuk mbetem thuaja vetem. Atehere im ate e kuptoi se nuk kishte duhan. Nga menyra se si reagoi e pashe se ishte fjala per nje pakujdesi te rende. Si te ngryset dita pa duhan ne avullin e nxehte te lugines? Nga kjo nuk heqin dore as me te varferit.
Dielli tashme kishte lindur, kurse ne kishim hyre thelle ne Fucino per tu kthyer. Une vecanerisht ndihesha i dermuar per shkak se im ate vazhdimisht e perseriste: Kjo nuk me ka ndodhur asnjehere, asnjehere, asnjehere. Mos isha une fajtor? Isha i dermuar. Ajo dite, per mua vecanerisht e rendesishme, pernjehere ashpersisht u erresua. Kur arritem ne are, babai i zgjidhi qete nga qerrja dhe i futi ne zgjedhe pa fjale, bile as qe me shikoi. Rruga e gjate, e pluhurosur, me plepa anash, ishte e shkrete, si dhe pjeset e fushave afer nesh. Nuk kishte shprese se do te gjendej ndonje kalimtar i cili do ti jepte pak duahn babait. Im ate i mbrehi qete ne hulline e pare, pastaj me therriti.
Na parate,me tha, dhe ofroja kujtdo qe kalon per nje cigare o pak duhan.
Dielli piqte dhe kishte pak shprese qe dikush te kalonte andej. Im ate hoqi xhaketen, ngriti hostenin e hekurt dhe ferfelloi qete me zerin plot pezm. Une i mbledhur kruspull qendroja i ulur ne skajin me bar te kanalit i cili ndante fushen prej rruges. Shikoja babain pertej qeve, te perkulur mbi plug, si largohet ngadale, pastaj kthehej dhe perseri nisej duke terhequr hullinjte ngjyre hiri drejt ne token e nxirre nga sternishta e djegur. Lavronte heshtur, drejt, ngadale, edhe pse dielli pervelonte. Perreth fushes plepat krijonin nje barriere te cilen as nje fije ere nuk e levizte; uji i kanalit ishte i turbull, dukej i palevizshem, uje i ndenjur. Edhe pse rrija nen hije, mezi merrja fryme. Me kishte kapluar nje mundim i paqarte dhe pergjumja; mendoja: me mire te kisha ndenjur ne shtepi. Nga mesdita me shkundi zeri i babait. Rruges afrohej nje njeri i hipur mbi gomar. Dukej sikur e kishte sjelle reja e ulet dhe e dendur qe e ngrenin prej toke kembet e padukshme te kafshes. Vrapova drejt tij, ia tregova parate dhe menjehere i propozova kembimin, duka ia treguar babain me qete e ndalur ne mes te hullirit. Ishte nje fshatar me pamje varfanjaku; gjithe lecka, neper te cilat shihej mishi lakuriq, kurse ne kembe kishte kepuce te lidhura me konop.
Nuk kam cigare u pergjegj,vetem nje gjysme.Mire i thashe duke ecur me gomarin. Ja parate dhe me jepni ate qe keni.
Po pse te mbetem edhe une tere diten pa duhan?pergjegj ai.Mos eshte me i Ima ate nuk eshte me i rendesishem, ia shpjegova une. Por pa duhan nuk e thote dot asnje fjale deri neser.
Aq me keq per te, u pergjegj njeriu. mendon ai, kush eshte?
Une vrapoja anes gomarit dhe fillova te deshprohem. Si ta marr ate gjysme cigareje? E veshtroja njeriun me lutje, por ai kishte nje shikim qe nuk e kuptoja nese me perqeshte ose i vinte keq. Kurre nuk kisha pare nga afer nje njeri te dobet, te zeshket, te thare e te rreshkur, si ai.
“Ne koshare kemi dhe ushqim per nje dreke te mire, i thashe, nese doni, mund tjua fal hisen time. Ka dhe vere nga vreshti yne. Ndaluni, ejani te shikoni.Njeriu nuk bindej, per me teper, me dukej se argetohej. u mbushen syte lot.
Ju luteme perserisja une,ju lutem!Na, tha ai pernjehere, duke me ofruar gjysmen e cigares. Po ta fal.
Po parate? Nuk i doni? Pse?
Gjysma ose falet ose nuk jepet.Nuk fola me se nxitoja ti shisja mend babait.
Cudi,tha im ate kur i shpjegova se si rrodhi
Kaluan vite. Nje nate rrija ne pragun e shtepise me nje liber perrallash ne preher, kur e pashe ne kalim, me duar ne pranga, midis karabiniereve, pikerisht njeriun qe me dha gjysmen e cigares. E njoha menjehere, pa medyshje, dhe dicka e fuqishme me trandi. U nisa te gjej babain dhe tia them kete. Nuk ishte ne shtepi. Vrapova te gjyshja, pastaj shkova ne shesh. Askush nuk e kishte pare. E gjeta me ne fund ne ahur duke u dhene uje qeve. Duhet te jem dukur i shqetesuar sepse babai sa me pa me pyeti mos ka ndodhur ndonje fatkeqesi ne shtepi. Po, i thashe. Dhe i tregova se ckisha pare.
Te nesermen ishte e diele. Pas meshes, sipas marreveshjes, babai me priti ne shesh per te shkuar te gjyqtari.
Shpjegoja vete, me tha babai.Fundja, ti e njeh ate njeri.Gjyqtari degjoi me buzeqeshje rrefimin tim te shkurter dhe te pasionuar.
Eshte burgosur se ka vjedhur, ma shpjegoi kur e perfundova rrefimin.
U habita. Me pare do ta mendoja njeri te dhunes se sa hajn.
Mbase ka bere dicka me karabinieret dhe gjyqtarit i duket hajn,u perpoq te shpjegoje babai. Por ajo qe ka bere ai vetem nje Zot e di.
Gjyqtari na lejoi ta vizitojme ne burg. Ne leter ishte edhe emri im.
Duhet ti cojme ndonje gje, propozoi im ate derisa shkonim rruges. Por cka?Do te ishte mire te i blejme ndonje cigare,i thashe.
Mrekulli tha im ate.
Me kujtohen edhe hollesite me te vogla te asaj vizite, sepse isha shume i ri dhe kjo ishte vizita e pare ne burg. Posa hyra brenda, zemra me rrahu aq fort sa ndieva molisje. Rojtari ne shpiu ne nje dhome te qelbur ku depertonte nje drite e zbehte nga nje dritare e mbrojtur me grila hekuri dhe tregoi nje dritare tjeter ne mur, ne lartesine e njeriut, neper te cilin mund te bisedonim me te burgosurin qe e kerkonim. Per ta pare, duhej te ngrihesha ne gishta. Eh, cfare kenaqesie ishte kur me njohu menjehere sa me pa.

Nje pritje…


Pritja e ime shekullore po rrudhet ne dite, oret e ndoshta ne minuta.
Durimi
im eshte siguria ime. Zbrastesia e nderron kotesine, e paemeruara e
zavendeson shpresen e shpresa e ushqen besimin. Kembet me ngjiten
pluhurit
te harreses, shputat i qepen kesaj baltine, duart po me thurrin cerdhe
ne
peme e drunj, syte po me shartohen me lule, zemra po e ujit kete toke
me shi
te njelmet. Ne vetvete e ndjej sesi po leshoj renje me shume, ndoshta
tkurem
e zvogelohem, por renjet e mia preken me rrenjet e vjetra te kujtimeve,
te
prera, te pakalbshme. Po e kultivoj pritjen deri ne frymen time te
fundit.
S’ben te mos e takoj. Me duhet afersia e saj. Pas vetes lash detin e
hapur
te psheretimave, mjegullen e dendur te mejtimeve. E di se ka ndryshuar.
Vete
do ta zbuloj, askush nuk kerkoj te ma gjej. ,e siguri do e pikas me
shqisen
time te vecant. Ne momentin vendimtar dua te me shoh edhe ajo mua, te
jemi
afer njeri-tjetrit, mungesen ta ndeshkoj me nje puthje te gjate, te
rikujtojme permbledhjen e jetes, te peshperisim embel mbi dashurine
ashtu si
cdo here, si gjithmone, si atehere, si dikur…