''S H E N D E T I ''

Kaqja kryesore | Makiaveli | Histori | Kultur | Humor | Letersi | Poezi | Shendet | Chat | Libri i mysafireve | Foto 1 | Foto 2 | Aforizam | Muzik | Jamaica

N D I K I M I I D R O G E S
< Ndikimi negativ i droges ne zhvillimin psikik dhe fizik

Nje historik i shkurter i droges

Droga njihet qysh nga kohet e lashta. Ka shkrime se popujt e lashte te Amerikes Jugore acteket dhe inket qysh atehere dinin per drogat. Ato i perdornin ne ceremonite e tyre religjioze. Ato droga ishin si mjete per nxitjen e halucinacioneve qe ata i nderonin si dicka mbinjerezore. Me vone punetoret e plantazhave ne Brazil, Perua, Kolumbi etj. prerdornin fletet e bimeve Koka ( bime qe perdoret per perfitimin e kokaines) i pertypnin dhe kjo bente qe gjate punes te mos ndinin lodhje. Me kalimin e kohes u persos industria e perpunimit te bimeve dhe ajo kimike e per fat te keq u persos "industria e droges". Edhe pse me ligj eshte e ndaluar kultivimi i bimeve nga te cilat perfitohen llojet e drogave prapeseprape ekzistojne shume "fabrika" ilegale per perfitimin e drogave te rrezikshme.

Thuani jo!!!

Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, 1 sd, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.

Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.

Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.

Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.

Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.

Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve 1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen, 2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend, 3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet), 4.) Qe dita-dites e shtojne dozen. Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.





MARIUHANA, CKA ESHTE AJO !


Perdorimi i marihuanes ju sjell probleme ne shendet, familje, shkolle dhe shoqeri.
Njera nga substancat me te rrezikshme dhe me te perhapura ne rinine shkollore,e cila koheve te fundit merr permasa te medha dhe trishtuese e ajo eshte droga e quajtur MARIHUANA.
Cka duhet te dijme ne si nxenes per marihuanen ?
Cka eshte marihuana?
Marihuana eshte droge e fuqishme,e cila ndikon ne trup dhe mendje.
Marihuana perftohet prej bimes KANABIS SATIVA,e cila kultivohet ne disa pjese te botes.
Permbajtja:marihuana permban me qindra kemikale, te cilat ndikojne ne trup dhe mendje.
Perse duhet te dijme teper per ate?
Sepse shumica e njerezve nuk e dijne rrezikun e vertete te perdorimit te marihuanes. Disa individe mendojne se perdorimi i dozave te caktuara nuk eshte shume i demshem ,
Por ne fakt marihuana eshte droge e rrezikshme sikurse drogat tjera te forta.Perdorimi i saj mund te kete efekt negativ ne :mendjen,trupin dhe personalitetin e perdoruesit.
Qe me mire t'i dijme pasojat nga perdorimi i marihuanes do te mesojme me teper per te.
Efektet mund te jene te shumanshme.
Cfare efekti mund te kete marihuana te njerezit?
Disa njerez mund te ndihen qesharak , te qete,konfuz,te frikesuar,te shqetesuar,etj.
Perdoresit e pare ne pergjithesi mund te mos kene reaksione,por cdo here kur perdorni marihuane ekspozoheni(dhe mundesisht te tjeret) ne rrezik.
Cilat jane rreziqet e menjehershme te perdorimit te marihuanes?
Marihuana e nderron rrugen,ne te cilen nje person mendon,meson dhe vepron.
Marihuana eshte vecanerisht e demshme dhe e rrezikshme kur duhet shendoshe te mendohet:ajo nderhyn ne te folurit,mbajtjen mend dhe te mesuarit.
Marihuana ndikon ne reflekset,reaksionet dhe koordinimin duke i ngadalesuar ato,gje qe paraqet rrezik serioz per vozitesit nen ndikim te droges.
Por ka edhe rreziqe te fshehura ne perdorimin e marihuanes.
Ndikimi i marihuanes mund te paraqitet edhe shume ore pas perdorimit te saj,duke menduar se nuk jemi nen ndikim te saj.
Marihuana e blere ne rruge mund te permbaje edhe droga tjera te rrezikshme,ose baktere te tjera.
Marihuana mund te shkaktoje demtim te shendetit ne tere trupin.
Nje shenim i rendesishem:
Kemikalet qe i permban marihuana ne organizem absorbohen nga disa organe dhe zorre , ku zberthehen ne perzierje te kemikaleve te quajtura "metabolike".Kete perzierje qarkullojne neper trup me se paku nje jave pasi qe eshte konsumuar marihuana.Mund te kaloje kohe me e gjate se nje muaj qe keto perzierje te eliminohen teresisht nga organizmi.
Marihuana ndikon ne tru duke i ngaterruar me aktivitetet e rendesishme te tij.
Ndikimi i marihuanes ne mushkeri:nese marihuana merret me ane te duhanit nje kohe te gjate, ajo mund te shkaktoje kancer ne mushkeri.
Ndikimi ne zemer:marihuana shkakton rritje te perkohshme te rrahjeve te zemres,te ngjashme me ato te krijuara nga stresi.Kjo mund te jete vecanerisht e demshme per personat me probleme te qarkullimit te gjakut,tension te larte dhe probleme te tjera.
Marihuana gjithashtu ndikon ne sistemin e imunitetit duke e ulur aftesine e organizmit per t'i luftuar bakteret dhe viruset.
Ndikimet ne sistemin e shumimit.Marihuana mund te shkaktoje ndryshime dhe cregullime ne organet per shumim dhe te vije ne pyetje aftesia e tyre per shumim.
Disa grupe te rrezikut te larte:
Pervec atyre me probleme te zemres dhe qarkullimit edhe keta njerez kur perdorin marihuane ekspozohen ne rrezik tjeter serioz.
Adoleshentet:jane ne kohe te zhvillimit fizik ,mental,emocional dhe seksual.Perdorimi i marihuanes nga ana e ketyre d.t.th katastrofe,duke pasur parasysh, me ndikimin e marihuanes ne aftesine e te mesuarit qe eshte mese e nevojshme per keta persona.
Nenat me barre.Disa analiza tregojne se marihuana mund te shkaktoje defekte ne frymemarrje te foshnjes.
Nenat me barre asnjehere nuk duhet te perdorin marihuane.
Nenat qe japin gji:gjithashtu nuk duhet te perdorin marihuane sepse qumeshti mund te infektohet.
Efektet emocionale te perdorimit te marihuanes.
Rreziqet prej perdorimit te marihuanes nuk jane te kufizuara vetem ne shendet dhe siguri,por edhe mireqenja emocionale mund te jete ne pyetje.
Ne probleme mund te numerohen :
Probleme psikologjike perdorimi i marihuanes i ben gjerat edhe me keq per ata te cilet kane frika personale ose vuajtje prej depresioneve.
Gjendje e rende sociale:disa adoleshente qe kane pergjegjesi te madhe , duke menduar se do te ikin prej saj mund te bien ne gracka me te renda .
Problemet personale :ndryshimet personale ,jane verejtur ne disa njerez qe perdorin marihuane.
Keto me se shpeshti numerojne humbje te energjise dhe shpresen per pune dhe mesim.
Perdorimi i marihuanes nuk do te zgjidh asnje problem ,por ne fakt , ajo gjithnje krijon probleme te cilat nuk kane ekzistuar me pare.
A munden njerezit te cilet perdorin marihuanen te behen te varur prej saj?
Perdorimi i rregullt i marihuanes mund te shkaktoje varesi psikologjike :kjo d.t.th. se personi e konsumon drogen per shkak te efekteve te saj .
Tolerance(ose durim),kjo d.t.th. se nje person duhet te konsumoje teper e me teper marihuane qe te perjetoje "boten tjeter imagjinare" te cilen nje here e ka perjetuar me ane te dozave me te vogla .
Perdorimi i marihuanes ne moshe te re mund te dergoje deri te perdorimi me i rende i marihuanes dhe eksperimentimeve me droga me te renda.
Marihuana dhe ligji:
Marihuana eshte ILEGALE .
Posedimi i marihuanes mund te rezultoje me burg dhe denim.
Denimet jane me te rrepta,per ate te cilet zihen disa here , ata te cilet posedojne sasira me te medha dhe per ata te cilet zihen duke shitur marihuane.
Disa pyetje dhe pergjigje.
Si t’i them jo marihuanes?
Ka vetem nje arsye te mire qe te refuzohet marihuana dhe drogat tjera .
Duke ditur faktet per marihuanen mund te na ndihmoje te mos e ndjekim turmen e narkomaneve.
Sa eshte e rrezikshme perzierja e marihuanes me drogat tjera?
Ka shume qe nuk dijme per efektet e kombinimit te marihuanes me drogat tjera .
Prej asaj qe e dijme eshte e qarte se perdorimi i marihuanes me drogat tjera (duke perfshire alkoolin) d.t. th. rrezik serioz
Pra marihuana eshte e rrezikshme per shendetin tuaj , ajo mund te shkaktoje:
-probleme fizike
-crregullime emocionale
-preformance te dobet shkollore dhe pune
-probleme me ligjin
MBANI MEND:eshte rrezik te perdoret marihuana e cila edhepse eshte droge e lehte perseri konsumimi i saj mund te sjelle deri te crregullimi i sistemit nervor,organizmit dhe vdekjen e njeriut.



MOS E PROVO SEDHEMB(KOKAINI)

Duhani Demton Shendetin

Studime te reja tregojne se ngjiteset me nikotine qe mbahen ne trup per te luftuar vesin e pirjes se duhanit mund te jene te demshme nese perdoren per nje periudhe te gjate kohe. Studimi u botua ne Revisten Nature Medicine dhe thekson se sasite e larta te nikotines stimulojne shtimin e eneve te gjakut qe mund te kene efekt pozitiv per pacientet qe vuajne nga probleme te qarkullimit te gjakut. Por raporti paralajmeron se pasoje e ngjiteseve me nikotine mund te jene edhe shtimi i tumoreve kanceroze, si dhe i pllakes qe bllokon enet e gjakut. Shkencetaret amerikane qe zhvilluan kete studim thone se njerezit qe perdorin ngjitese me nikotine per te luftuar vesin e duhanit, duhet te i perdorin keto ngjitese vetem per nje periudhe te shkurter kohe.

Perfundime ne lidhje me demet e pirjes se duhanit

Pasojat e demshme tek grate qe pine duhan jane 3 here me te shumta, se sa te ato te cilat nuk e pine ate.
Duhani eshte shkaktari kryesor i shume semundjeve te rrezikshme.
Shterpesia tek grate qe pine duhan eshte 10 here me larte, se tek ato te cilat nuk pine.
Pirja e duhanit gjate periudhes se ushqimit te femijes me gji, ndikon qe edhe femija te pije duhan kur te rritet.
Ngushtimi i eneve te gjakut, ne shumicen e rasteve, eshte pasoja e pirjes se duhanit.
Kur gruaja shtatezene pi duhan, ngadalesohet zhvillimi dhe femija lind nen peshen e duhur.
Qelizat e shumimit tek meshkujt qe pine duhan demtohet dhe rritet rreth 31% rreziku i kancerit.
Shkaku kryesor i tensionit te larte eshte perdorimi i duhanit.



Cfare ndryshimesh ndodhin tek ata, qe braktisin duhanin

Sipas specialisteve, tek personat qe braktisin duhanin ndodhin keto ndryshime:
Shtohet oreksi.
Funksionon me mire sistemi i tretjes dhe nuk do te vuani me nga pagjumsia.
Gjumi do te jete i thelle dhe i qete.
Do te zvogelohet rreziku i infeksioneve.
Do te pakesohet lodhja.
Do te zvogelohet ngarkesa e mushkerive.
Do te shtohet aftesia dhe fuqia per pune.
Do te marre fund demi qe shkaktoni familjes dhe shoqerise.
Do te shtohet aftesia e te parit.
Do te rriten energjite.
Do te pakesohet deshira per te pire pije alkoolike.
Do te keni nje bote shpirterore te qete.
S'do te mbaje me ere te keqe goja juaj.
Do te pakesohet rreziku i semundjes se kancerit te mushkrive.
Do te ngadalsohet procesi i plakjes.
Do te shtohet hareja.
Ju ftojme, qe duke menduar ne radhe te pare per shendetin tuaj dhe familjen, shoqerine, mjedisin, ta braktisni pirjen e duhanit!